20 November
Njëzet litra naftë janë derdhur dje në kanalin Studençica, që është i lidhur me liqenin e Ohrit, tregojnë analizat paraprake të institucioneve përkatëse. Sot nga uji ishte hequr anija gjysmë e fundosur Mis Stoun, prej ku edhe rrodhi nafta. Nga Kapedania e Ohrit thonë se ajo çfarë duhet të bëhet është që të largohen të gjitha objektet lundruese që gjatë kohë nuk janë në funksion. Për incidentin e djeshëm ekologjik, do të ngritet kallëzim adekuat penal kundër autorëve apo pronarëve të Mis Stoun. Përndryshe kanali Studençica është një vend ku ekzistojnë lloje të ndryshme të peshqve kurse më tipik është Alburnusi. Peshkatarët rekreativ këtu peshkojnë çdo ditë dhe shesin në tregjet e Ohrit.
Në mëngjes u realizua kontroll. Janë konstatuar mbetje të naftës vetëm në disa pjesë, por e gjithë kjo është brenda kornizave të gjurmëve. Sot do të bëhet edhe një trajtim, pas së cilit tërësisht do të neutralizohet sasia e naftës- deklaroi Goran Ustijanoski- kapiten i kapedanisë së Ohrit.

