Brenda kësaj jave pritet epilogu i bisedimeve për kompletimin e Qeverisë. Burime nga partitë thonë për televizionin SHENJA se tanimë është rritur edhe presioni ndërkombëtar që kjo temë të mbyllet sa më shpejtë, ndërsa në takimet e sotme komisari Johanes Han ka kërkuar nga partitë në pushtet më shumë stabilitet dhe disciplinë në punën e Qeverisë. Ai ka shtuar se ekzekutivi duhet të mos lejojë hapjen e problemeve të reja, por të punojë në zgjidhjen e temave të cilat aktualisht janë të hapura dhe vlerësohen si problematike për proceset që e presin vendin. Burimet e njëjta partiake thonë se ka shumë gjasa që të mos ketë as ndryshime të dikasterëve dhe Ministria e Shëndetësisë t’i ngelet Aleancës për Shqiptarët. Në takimet e fundit që kanë zhvilluar, mësohet se drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët, kushteve për të hequr dorë nga shëndetësia iu janë përgjigjur me kushte të reja nga ana e tyre. Ata, thuhet se i kanë bërë me dije kryeministrit Zoran Zaev se nëse vjen deri te ndryshimi i dikasterëve atëherë do të kërkojnë edhe rinegocim të pozicioneve në Qeveri dhe duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, Aleanca për Shqiptarët të marrë dy ministri. Sipas burimeve të njëjta të televizionit Shenja brenda partive, përfundimisht është përjashtuar edhe mundësia e përfshirjes së PDSH-së në Qeveri si zëvendësim eventual për Aleancën dhe kjo ka ardhur poashtu pas reagimit të faktorit ndërkombëtar. Gjatë ditëve në vazhdim pritet të intensifikohen takimet mes drejtuesve të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, përfshirë këtu edhe takimet mes dy liderëve, Zoran Zaev dhe Ziadin Sela. Brenda javës pritet që të gjindet edhe zgjidhje për ngërçin rreth kompletimit të Qeverisë edhe pse për këtë nuk përmendet të ketë ndonjë afat përfundimtar. Pasi të arrihet marëveshje për pozicionet e Aleancës në Qeveri, atëherë pritet që BDI të propozojë edhe kandidatin e saj për vendin e zbrazët të Ramiz Merkos në ministrinë pa resor, të angazhuar për investime të huaja.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) MPB: Nuk e devijuam ne autobusin e studentëve, tre të arrestuarit e protestës ende janë në burg
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga

