20 November Prioritet në punën e Kuvendit deri në fund të vitit është miratimi i pakos së ligjeve reformuese të cilat dalin nga rekomandimet e Pribesë, porositi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në takimin e sotëm me eurokomisarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han. Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, në fillim të takimit, kryetari Xhaferi e informoi eurokomisarin për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë lidhur me proceset reformuese për marrjen e rekomandimit pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, eurokomisari Han nënvizoi se me rëndësi…
Author: almakos
20 November Maqedonia dhe Shqipëria janë vende me sfida të ngjashme dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i konfirmon marrëdhëniet miqësore, të cilat akoma më shumë do të zhvillohen me rritjen e bashkëpunimit në sferat e ekonomisë, tregtisë, zhvillimit të infrastrukturës, energjetikës porositën kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Maqedoni. Në takim Zaev dhe Meta kanë biseduar edhe për Korridorin 8 dhe gatishmërinë e të dyja palëve për realizimin e projekteve nga sfera e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, me theks në rëndësinë edhe të bashkëpunimit kulturor dhe bashkëpunimin në arsim dhe sport. Veçanërisht është theksuar…
20 November Deri në fund të këtij muaji mediat, shoqatat e gazetarëve dhe të gjitha palët e interesuara, do të mund t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre ndaj draft- versionit për ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audiovizuale. Në debatin e sotëm publik, një pjesë e palëve të interesuara shprehën vërejtjet e tyre. Kërkuan nga Qeveria uljen ose anulimin e tërësishëm të gjobave të cilat tani i ngarkojnë në punën e tyre, kërkojnë kontroll në riemetimin të programeve dhe mbrojtjen e të drejtave autoriale. “Ne tani kemi situata ku operatorë të caktuar kabllorë vjedhin 15 kanale të huaja prej mëngjesit deri…
20 November Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi para gazetarëve se gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ky i fundit ka shprehur interesim për bashkëpunim më të madh mes maqedonisë dhe Shqipërisë. Meta ka inkurajuar për mbledhje të përbashkëta të qeverive për zhvillime ekonomike dhe infrastrukturore. Sa i përket takimit me euro komisarin Johanes Han, Ahmeti tha se gjatë bisedës Han ishte shumë konkret lidhur me agjendën në drejtim të reformave në drejtësi dhe fusha tjera.
Institucionet publike në ishullin grek Lesbos nuk ofruan shërbime, ndërsa shumë dyqane nuk u hapën, pasi vendi ka organizuar grevë një-ditore për të tërhequr vëmendjen për krizën e refugjatëve, raporton AA. Greva është organizuar me thirrje të Bashkisë së Lesbosit, ndërkohë që një mijë persona, përfshirë kryebashkiakun, deputetë dhe burokratë të lartë, morën pjesë në një protestë në Sheshin Sapfus, për të protestuar kundër politikave të qeverisë dhe Bashkimit Evropian (BE) për azilkërkuesit dhe për të kërkuar “zgjidhje urgjente” për krizën e refugjatëve. “Prej tre vitesh, ne po bartim mbi supe ngarkesën e refugjatëve në emër të Greqisë dhe Evropës.…
20 November Trupi i pajetë i 26 vjeçarit me iniciale S.I. nga Tetova është gjetur sot në oborrin e një shtëpie në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Sipas të dhënave të tij, rasti është paraqitur në polici rreth orës 11:30 nga një i punësuar në spitalin klinik të Tetovës. Trupi i të vdekurit ishte në shtresën e betonit në oborr. “Pas paraqitjes në vendin e cekur menjëherë janë dërguar policë dhe me pas ekipi i ekspertizës me prokurorin publik, mjeku i mjekësisë gjyqësore dhe ekipi nga SPB Tetovë, të cilët kryen ekspertizë dhe konstatuan se tetovari 26-vjeçar…
Duhet të vrapohet kilometri i fundit, apo gjysëm kilometri që të përfundohet maratona për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kështu deklaroi komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Ai tha se Brukseli me vëmendje ndjek zhvillimet që ndodhin në Maqedoni dhe se qëllimi do të arrihet kur do të fillojnë bisedimet.. Han tha se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, por se deri në fund të vitit janë të nevojshme rezultate konkrete në sistemin e sigurisë, gjyqësorin dhe administratën publike. Ai i bëri thirrje opozitës që të jetë kritike…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, deklaroi se gjatë takimit me eurokomisarin Johanes Han, ka marr sugjerime nga ky i fundit për zbatimin e reformave, kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me zgjedhjet lokale si dhe situatën aktuale politike në vend. Sela përsëriti se Aleanca për shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë dhe insiston se ministri i Shëndetësisë duhet ti takojë partisë së tij. Sa i përket Ligjit për gjuhën, për të cilin pak më herët Han u shpreh se ky ligj nuk përbën reformat e domosdoshme për rekomandim, Sela tha se në pikën e këtij…
Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, nismën për largimin e disa përmendoreve të projektit Shkupi 2014 e ka cilësuar si humbje kohe, energjie dhe parash. Në një intervistë për “Republikën”, Gruevski ka shtuar se kjo gjë do të sjellë një dozë të re konfliktuoze, urrejtje dhe ndarje në shoqëri, gjë e cila do t’i sjellë humbje LSDM-së. Ai më tej sugjeron që LSDM-ja dhe Zaev, fillimisht të ndërtojë ndonjë gjë, përpara se të fillojë të shkatërrojë atë që është ndërtuar.
Pas disa herë anulimesh, u mbajt seanca kryesore për rastin “Shuplakat në Komunën Qendër” edhe pse avokatët mbrojtës kërkonin që kjo seancë të shtyhej. Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski bashkë me 11 të akuzuar të tjerë, mohuan fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen. Megjithatë, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Tomisllav Llazarov, i cili e pranoi fajin. “Tomisllav Llazarov, presidenti i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së “E nderuar gjykatëse, unë ndihem shumë fajtor dhe pendohem për veprën e bërë”. Nikolla Gruevski, kreu i VMRO-DPMNE-së: “Nuk ndihem fajtor, aq” Mile Janakievski,…
Shqipëria është e angazhuar për të mbrojtur vlerat e pakicës maqedonase në Shqipëri. Kështu deklaroi persidenti i Shqipërisë Ilir Meta, pas takimit në Shkup me homologun e tij Gjorge Ivanov. Presidenti Meta tha se Shqipëria dhe Maqedonia mund të jenë shembull për bashkëpunim rajonal. Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë“Më mirë të harxhojmë kohën duke punuar me njëri tjetrin, duke mbështetur njëri tjetrin, dhe duke përfituar të gjithë nga ky bashkëpunim dhe mirëkuptim se sa të gjykojmë njëri tjetrin për çështjet që i takojnë së kaluarës”. I pyetur se si e komenton qasjen e gjyqësorit ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por edhe…
Më 24 shkurt të vitit 2018, Lëvizja BESA do të mbajë Kongresin e parë partiak. Kështu është vendosur në mbledhjen e Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA të shtunën në Shkup, ku është shqyrtuar rrugëtimi politik i kësaj partie në 3 vite të plota që nga dalja në skenën politike. Lëvizja BESA“Duke u bazuar në nenin 38 të Statutit të Lëvizjes BESA, Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA diskutoi për zgjedhjet e brendshme në Lëvizje dhe për organizimin e Kongresit të Lëvizjes. Pastaj në mënyrë unanime u vendos që, pas realizmit të zgjedhjeve të brendshme, Kongresi i Parë i Lëvizjes BESA të…

