Duhet të vrapohet kilometri i fundit, apo gjysëm kilometri që të përfundohet maratona për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kështu deklaroi komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Ai tha se Brukseli me vëmendje ndjek zhvillimet që ndodhin në Maqedoni dhe se qëllimi do të arrihet kur do të fillojnë bisedimet.. Han tha se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, por se deri në fund të vitit janë të nevojshme rezultate konkrete në sistemin e sigurisë, gjyqësorin dhe administratën publike. Ai i bëri thirrje opozitës që të jetë kritike në mënyrë konstruktive, me qëllim të arritjes së të gjitha datave për përparim të nevojshëm.
Johanes Han, komisar për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë
“Unë dhe ekipi im tanimë jemi të përkushtuar për rekomandim pozitiv, duam që ajo të ndodh në fillim të vitit tjetër. Tani jemi më shumë të sigurtë se në të kaluarën. Shpresojmë se të gjitha vendet anëtare do të shprehen pozotovisht, por duhet të punohet edhe më shumë. Nuk jam naiv, shumë vite jam në politik. Qëllimi do të arrihet nëse të gjithë lëvizin në drejtimin e duhur. I bëj thirrje opozitës që të jetë kritike në mënyrë konstruktive me qëllim që të arrihen të gjitha datat për përparimin e nevojshëm”.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas takimit me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Hahn tha se vendi gjendet në fazën kyçe të realizimit të planit aksionar 3-6-9., i cili, sipas tij, është udhërrëfyes për arritjen e bisedimeve. Sipas Zaevit, reformat e paraparë me këtë plan, përgjithmonë do ta lirojnë hapësirën mediale nga çfarëdolloj ndikime personale dhe institucionale dhe varësi financiare. Ai poashtu paralajmëroi përforcimin e servilit radiodifuziv dhe agjencisë së medieve.
Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë
“Reforma në gjyqësor duhet të krijoj hapësirë për gjyqësor të pavarur e cila do ta çrrënjos korrupsionin dhe do ta kthej besimin e qytetarëve në gjyqësorin e pavarur. DO të miratohet reforma në gjyqësor me plan aksionar në përputhshmëri me Komisionin Evropian. Kapacitetet e Avokatit të Popullit do të rriten”.
Në lidhje me politikën e jashtme të vendit, Zaev tha se intensivisht punohet në bisedimet me fqinjët, përfshirë edhe me Greqinë dhe çështjen e emrit, duke shtuar se këto reforma janë për të mirën e vendit dhe duke shpresuar se të njejtat do të vlerësohen në mënyrë adekuate nga institucionet evropiane.
Han gjatë, qëndrimit të tij dy ditor në Shkup do të realizojë takime politike dhe takime me përfaqësues të sektorit civil. Takimi i parë u realizua me kryeministrin Zaev, duke vazhduar më pas me konferencën e përbashkët të tyre, më pas me zv kryeministrin Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, atë të drejtësisë Bilen Saliji dhe atë të shoqërisë informatike Damjan Mançevski. Han do të takohet edhe kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e partive politike.

