20 November
Deri në fund të këtij muaji mediat, shoqatat e gazetarëve dhe të gjitha palët e interesuara, do të mund t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre ndaj draft- versionit për ndryshimet në Ligjin për shërbime mediatike audiovizuale. Në debatin e sotëm publik, një pjesë e palëve të interesuara shprehën vërejtjet e tyre. Kërkuan nga Qeveria uljen ose anulimin e tërësishëm të gjobave të cilat tani i ngarkojnë në punën e tyre, kërkojnë kontroll në riemetimin të programeve dhe mbrojtjen e të drejtave autoriale.
“Ne tani kemi situata ku operatorë të caktuar kabllorë vjedhin 15 kanale të huaja prej mëngjesit deri mbrëmje, edhe atë për programin për të cilin ne paguajmë. Këtu qëndron problemi kryesor, rreth mbrojtjes së të drejtave autoriale”, tha Atanas Kirovski, kryetar i Asociacionit mediatik.
“Direktiva e BE-së për shërbime universale parashikon përmbajtje të caktuara programore që kanë karakter kryesisht edukativ. Në këto rajone ku popullata nuk ka qasje të lehtë deri te këto përmbajtje, të jenë të detyrueshme dhe të përcaktuara si “mastker”. Assesi jo televizione që janë të formatit të përgjithshëm dhe argëtues. Ne kemi propozim që dispozita të fshihet”, u shpreh Lidija Golubova, 24 Vesti dhe operatorë kabllor.
Nga qeveria konsiderojnë se duhet doemos të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të gjitha palët e interesuara.
“Intenca jonë është se “mastkeri” duhet doemos të mbetet për shkak se edhe kjo ka ndikim në mbrojtjen e të drejtave autoriale. Duhet t’u japim mundësinë krijuesve tanë, por të mos jetë obligim i tillë siç e kishim dhe problem për funksionimin e mediave”, deklaroi Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike.
Nga Shoqata e Asociacionit mediatik të Maqedonisë apeluan që ndryshimet në ligj të miratohen deri në fund të këtij viti.
“Nëse nuk miratohet deri në fund të vitit ndryshimi i ligjit, kjo do të thotë se anëtarët e radio- difuzionit nga janari sërish kanë obligim të njëjtë që konsiderojMë se nuk është korrekte. Me siguri do të duhet të mendohet për ad-hok zgjidhje për të zgjidhur këtë”, tha Ivan Mirçevski, Asociacioni mediatik i Maqedonisë.
Ndryshe, Qeveria është e gatshme t’i pranoj vërejtjet dhe të tërheq disa vendime, siç janë anulimi i gjobave prej 5000 euro për median dhe nga një 1500 euro për personin përgjegjës për informimin joprofesional gazetaresk dhe për nxitjen e urrejtjes. Lidhur me zvogëlimin e mjeteve për TVM-në prej 1% në 0.7% të buxhetit të shtetit, nga shteti përgjigjen se këto janë mundësitë momentale financiare të buxhetit, por premtuan se në ditët në vijim kjo shumë do të shënojë rritje.
Verica Pavlloska

