Pas disa herë anulimesh, u mbajt seanca kryesore për rastin “Shuplakat në Komunën Qendër” edhe pse avokatët mbrojtës kërkonin që kjo seancë të shtyhej. Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski bashkë me 11 të akuzuar të tjerë, mohuan fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen. Megjithatë, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Tomisllav Llazarov, i cili e pranoi fajin.
“Tomisllav Llazarov, presidenti i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së
“E nderuar gjykatëse, unë ndihem shumë fajtor dhe pendohem për veprën e bërë”.
Nikolla Gruevski, kreu i VMRO-DPMNE-së:
“Nuk ndihem fajtor, aq”
Mile Janakievski, ish Ministër i Transportit dhe Lidhjes
“As nuk kam bërë gjë, as nuk ndihem fajtor”.
Daniella Rangellova, deputete e VMRO-DPMNE-së
“Jo nuk ndihem fajtore”.
Ish kryeministri Nikolla Gruevski, për media u shpreh se ai sot pati mundësinë që për herë të parë para gjykatës të deklaroj për pafajsinë e tj, ndërsa nuk deshi të komentoj lidhur me pranimin e fajit të bashkpartiaku të tij, Tomisllav Llazarov.
“Për herë të parë kisha mundësië që të tregoj se jam i pafajshëm dhe shpresoj që sa më shpejt ky proces do të përfundoj, me atë do të përfundoj edhe gjithë ky tregim dhe do të dëshmohet pafajsia ime…Nuk mund që unë të komentoj, ato janë shkaqe të tija personale përse ka thënë ashtu, më mirë do ishte që atë ta pyesnit”, deklaroi Nikolla Gruevski, kreu i VMRO-DPMNE-së.
Për Tomisllav Llazarov i cili pranoi se ndihet fajtor, gjykatësja Mihajllova me propozim të prokurores Fetai, poashtu vendosi që procedura gjyqësore për të, të vazhdoj ndaras.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski bashkë me ish-ministrin e transportit Mile Janakievski dhe 12 persona të tjerë, akuzohen se kanë nxitur dhunë në Komunën Qendër në vitin 2013.

