20 November
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi para gazetarëve se gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ky i fundit ka shprehur interesim për bashkëpunim më të madh mes maqedonisë dhe Shqipërisë. Meta ka inkurajuar për mbledhje të përbashkëta të qeverive për zhvillime ekonomike dhe infrastrukturore.
Sa i përket takimit me euro komisarin Johanes Han, Ahmeti tha se gjatë bisedës Han ishte shumë konkret lidhur me agjendën në drejtim të reformave në drejtësi dhe fusha tjera.

