Kryeprokurori i ri duhet të bazojë punën e tij në tre prioritete: mbikëqyrjen e punës së deritanishme të Prokurorive, hetimin e rasteve të bllokuara dhe zbardhjen e rasteve të reja. Kështu vlerëson juristi Osman Kadriu, sipas të cilit kryeprokurori publik duhet të këtë për bazë edhe raportet ndërkombëtare për sferat e gjyqësorit. Kadriu vlerëson se me zgjedhjen e Kryeprokurorit, do të fillojë epoka e funksionimit të drejtësisë në Maqedoni. Së pari duhet ushtruar kompetenca e tij komfort ligjit dhe kjo natyrisht varet nga vetë prokurori shtetëror, aq më tepër kur dihet se në Prokurorinë Shtetërore por edhe organet tjera ekziston…
Author: almakos
Drogë, shtetase të huaja me qëndrim të parregullt, mos dhënie të llogarive fiskale, sigurim pa licenca. Kjo është gjendja në të cilën kanë hasur policia, inspektorë të DAP-it dhe Inspektoratit shtetëror të tregut gjatë aksionit të mbrëmshëm nëpër restorante, kafene dhe diskoteka në Tetovë dhe Gostivar. Në këto dy qytete janë kryer kontrolle në gjithsej 31 objekte hotelierike, ku ndaj 19 prej tyre është shqiptuar masa e ndalimit të veprimtarisë në afat prej 15 deri 30 ditë. Janë arrestuar gjithsej 26 persona, prej të cilëve 16 shtetas të Maqedonisë për shkak të posedimit të lëndës narkotike dhe mos-posedim të dokumentacionit…
19 November Qeveria është larg emërimeve të reja në vendet vakante të ekzekutivit. Dinamika e deritanishme nuk jep shpresë se së shpejti shumica mund të arrij marrëveshje për emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të cilët u larguan nga postet për shkak të kandidaturave në zgjedhjet lokale. Alsat M mëson se Aleanca për Shqiptarët, ministri i të cilës la dikasterin e Shëndetësisë për garën e Gostivarit, ka propozuar emrin e ministrit të ri edhe pse nga ky subjekt akoma zyrtarisht nuk kanë kumtuar emrin që do të zëvendësojë Arben Taravarin. E heshtur është edhe BDI. Partia Ahmetit për prioritet ka kërkim…
Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se aksioni i djeshëm i MPB-së dhe DAP paraqet keqpërdorimin e këtyre institucioneve me qëllim që të merren paratë nga pronarët e objekteve hotelierike. “Vonë mbrëmë cak ishin disa lokale në Prilep dhe Manastir të cilët nuk kanë lidhje ose nuk e kanë paguar dikë nga kryesia lokale e LSD-së. Kush u telefonoi për kontrollet atyre të cilëve nuk u shqiptuan gjoba? Sa para marrin Zaevi dhe Viceja për një telefonatë të këtillë? – thuhet në njoftimin e partisë opozitare. Nga VMRO-DPMNE konfirmojnë se përmes aksioneve të javës së kaluar dhe këtyre të fundit u dërgohet mesazh…
Tre minorenë të moshës 15 dhe 16 vjeçarë janë sulmuar mbrëmë rreth orës 19 në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup nga dy persona të panjohur, të cilët me kërcënim me thikë u kanë marrë 1.500 denarë. Sulmi mbi minorenët ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare “Alumina”. Policia informoi se po ndërmrren masa për ndriçimin e rastit.
19 November Në Gjykatën Penale të Shkupit nesër përsëri do të ketë përpjekje që të fillojë gjykimi për “Shuplakat në Komunën Qendër”. Epilogu do të varet nga prezenca e gjithsej 14 të akuzuarve në këtë lëndë. I akuzuari i parë është kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski për veprën penale “dhunë”, për të cilën në Kodin Penal parashihet dënim me burg prej 6 muaj deri 5 vite. Por për Gruevskin ky nuk është rasti i parë gjyqësor ku ai do ta dëshmojë pafajësinë. Me vendimet e gjykatave javët e kaluara, numri një i opozitës në një të ardhme të afërt sipas…
19 November Tre minorenë të moshës 15 dhe 16 vjeçarë janë sulmuar mbrëmë rreth orës 19 në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup nga dy persona të panjohur, të cilët me kërcënim me thikë u kanë marrë 1.500 denarë. Sulmi mbi minorenët ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare “Alumina”. Policia informoi se po ndërmrren masa për ndriçimin e rastit.
Nesër në Gjykatën Penale në Shkup duhet të paraqiten dy krerët e partive më të mëdha në vend. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev është i akuzuar për marrje ryshfetit, ndërsa kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski, jep llogari për nxitje të dhunës, në lidhje me incidentin e shkaktuar ndaj ish-kreut të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në vitin 2013. Së bashku me ish-kryeministrin Gruevski, për këtë incident akuzohen edhe 13 persona tjerë. Gjykatësja Tatjana Mihajllova disa herë i shtyn seancat gjyqësore për shkak të mungesës së të akuzuarve, ndërsa shtyrje kishte edhe për shkak se lënda dhe të dhënat ishin në Gjykatën e…
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit i ka dërguar një letër Kishës Ortodokse bullgare duke u premtuar se do ta pranojnë atë si Kishë Amë, nëse paraprakisht Kisha bullgare e njeh autoqefalinë e Kishës Ordodokse të Maqedonisë, raporton MIA. Letra iu dërgua më 9 nëntor Sinodit të Shenjtë të Kishës bullgare, gjatë një sesioni të rregullt të KOM-it në Shkup, ku ishte vendosur unanimisht për këtë propozim. Kisha Ortodokse maqedonase shpreson se pranimi i kësaj kërkese do të vendose unitetin ndërmjet dy dioqezave dhe do të ishte bazë për bashkim eukaristik me peshkopatat dhe kishat…
Vazhdojnë aksionet e përbashkëta të policisë me inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike. MPB njoftoi se janë kryer kontrolle në disa objekte hoteliere në Prilep dhe Manastir, por edhe në disa vende tjera. Një javë më parë në një aksion të koordinuar policor me inspektorët nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Tregut, u kontrollua puna e 24 objekteve hotelierike në Shkup, nga të cilat 13 u mbyllën për shkak të parregullsive të vërtetuara.
19 November Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, kreu kontroll mbi disa objekte hotelierike në Prilep dhe Manastir, por edhe në disa vende të tjera. Detajet e veprimit do të shpallen në një konferencë shtypi gjatë ditës. Një javë më parë në një aksion të koordinuar policor bashkë me inspektorët nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Tregut, u kontrollua puna e 24 objekteve hotelierike në Shkup, nga të cilat 13 u mbyllën për shkak të parregullsive të vërtetuara.
Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han nesër dhe pasnesër do të qëndrojë në Maqedoni, ku do të ketë takime më përfaqësuesit e partive politike dhe të sektorit civil. Eurokomisari Han do të takohet me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaevin, me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, me kryetarin e VMRO-së, Nikolla Gryuevski, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Shkup, Han do të takohet edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare. Vizitën në Shkup, javën…

