19 November
Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, kreu kontroll mbi disa objekte hotelierike në Prilep dhe Manastir, por edhe në disa vende të tjera.
Detajet e veprimit do të shpallen në një konferencë shtypi gjatë ditës.
Një javë më parë në një aksion të koordinuar policor bashkë me inspektorët nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Tregut, u kontrollua puna e 24 objekteve hotelierike në Shkup, nga të cilat 13 u mbyllën për shkak të parregullsive të vërtetuara.

