Vazhdojnë aksionet e përbashkëta të policisë me inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike. MPB njoftoi se janë kryer kontrolle në disa objekte hoteliere në Prilep dhe Manastir, por edhe në disa vende tjera.
Një javë më parë në një aksion të koordinuar policor me inspektorët nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Tregut, u kontrollua puna e 24 objekteve hotelierike në Shkup, nga të cilat 13 u mbyllën për shkak të parregullsive të vërtetuara.

