Një trup i pajetë është vërejtur dje në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të plazhit “Bafallo biç” tek ura në kanalin “Studençisht”. Trupin, siç informojnë nga policia e Ohrit, në orën 11 e 55 minuta e ka vërejtur një kalimtar rasti i cili ka lëvizur nëpër shtegun për këmbësorë nga ura tek kanali “Studençisht” drejt “Parkut” rreth dy metra largësi nga bregu. Ngjarjen menjëherë e ka denoncuar tek policia e liqenit. Në vendin ku është gjetur trupi i pajetë po bëhet ekspertizë e udhëhequr nga Prokurori publik dhe ekipet policore të SPB Ohër.
Author: almakos
18 November Derisa struganët me muaj presin zgjidhjen e problemit me deponinë e qytetit, dhe kur masat qeveritare që prej gjashtë muajsh assesi të bëhen realitet, qyteti vazhdon të ngulfatet nga shumë deponi të tjera me mbetje ndërtimore të cilat shihen në çdo cep. Një deponi e tillë tashmë ka filluar të paraqitet në dalje të Strugës, por pamje të tilla shihen edhe në lagjen turistike të Kalishtës. Mes Strugës dhe këtij vendi, ka dhjetëra deponi më të vogla, prej të cilave disa hyjnë edhe në vetë liqenin. Qytetarët vlerësojnë se kjo duhet të jetë prioritet i pushtetit të ri…
Evropës i nevojitet e majta, posaçërisht kur pas shumë viteve, e djathta në disa vende u zhvillua radikalisht, me ideja kuazipatriotike. E majta duhet ta ketë vendin e saj në Evropë, e kjo varet nga partitë e majta, por edhe nga qytetarët, shoqëria qytetare, sindikatat, punëtoritë, tha mes tjerash kryeministri Zopran Zaev, në sesionin e mbrëmshëm të plenumit “Drejt rimëkëmbjes të opsionit të majtë në Evropën Juglindore”. Nuk mjafton vetëm të debatohet, tha Zaev, por duhet të ndërmerret aksion dhe të ndahet përvoja nga Maqedonia, ku qytetarët i dhanë përkrahje obsionit të majtë, e cila, siç tha, paraprakisht u bashkua…
OSBE, në veçanti Misioni i organizatës në Shkup, do të vazhdojnë të punojnë në partneritet me institucionet kombëtare për të mbështetur reformat e dakorduara në fushat kryesore, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger. “Të gjithë aktorët duhet të bashkojnë forcat për forcimin e proceseve demokratike dhe rivendosjen e besimit në institucionet e vendit, duke krijuar mekanizma efektivë të kontrollit”, tha Graminger. Ai theksoi nevojën për të punuar në reformat strukturore afatgjata në fusha të tilla si sundimi i ligjit, liria e medias, qeverisja demokratike, policia dhe sektori i sigurisë. Gramminger inkurajoi hapa të mëtejshëm për të ndërtuar një…
Mundësitë për aktivizimin e marrëdhënieve mes minsitrive të punëve të jashtme, interaksioni dhe ndihma e ndërsjellë gjatë katastrofave, përkrahja në stërvitje dhe përgatitja e ushtarëve të forcave tlë armatosura të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimi në sferën e telekomunikacioneve, investimet dhe energjetika, janë çështjet të cilat do t’i shqyrtojnë Qeveria e Maqeodnisë dhe ajo e Bullgarisë në seancën e parë të përbashkët, që do të mbahet më 23 nëntor në Strumicë, shkruan MIA. “Në bazë të marrëveshjeve të arritura dhe në pajtim me Marrëveshjen për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, do të nënshkruhen dokumente bilaterale. Avancimi i marrëdhënieve të fqinjsësisë…
Në Athinë zhvillohen protesta në përkujtim të revoltës së madhe studentore, 44 vjet më parë. Ai që dje u duk si një marshim paqësor, shumë shpejt u shoqërua me akte dhune. Ndonëse qeveria përforcoi ruajtjen dhe kontrollin e personave të dyshimtë, që në stacionet e metrove, incidentet edhe këtë vit ishin të pashmangshme. Disa prej protestuesve hodhën gurë dhe bomba molotov ndaj forcave policore, çka përfundoi me përleshje fizike. Incidentet ndodhën në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që protesta pati edhe në Selanik, Patras dhe Larissa. Në revoltën e vitit 1973 humbën jetën studentë dhe qytetarë të shumte,…
Ka ndërruar jetë 19-vjeçari nga Radovishi i cili këtë mëngjes pësoi në një aksident komunikacioni të ndodhur në rrugën magjistrale Radovish-Strumicë. Aksidenti ka ndodhur mes veturës ‘Golf’, e drejtuar nga K. R., i lindur në vitin 1998 dhe automjetit transportues ‘Mercedes’, i drejtuar nga Todorçe J., i lindur në vitin 1959. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vozitësi i veturës ‘Golf’, K. R., përderisa personi tjetër që ndodhej në veturë, Elena G., poashtu e lindur në vitin 1998 ka marrë lëndime trupore, me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot e vazhdon vizitën dyditore në Bosnjë e Hercegovinë, ku dje realizoi takim me kryesuesin e Këshillit të miistrave të BeH-së, Denis Zvizdiq. Dy kryeministrat pas takimit paralajmruan se së basku me kolugun e tyre malazez Dushko Markoviq do të dërgojnë letër të përbashkët deri te të gjitha aviokompanitë, të interesuara që të vendosin linjë ajrore Sarajevë-Podgoricë-Shkup, si dhe se nisma është e hapur edhe për vende tjera, siç është Republika e Bullgarisë. “E shfrytëzojmë çdo mundësi që ta avancojmë bashkëpunimin në çdo nivel të mundshëm, si pritje e BE-së, por edhe në…
Në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovën në Serbi, presidentit Vuçiqi ia ka tërhequr vëmendjen propozimi i profesorit universitar i drejtësisë, Vladan Kutleshiq për një union real të shteteve të pavarura të Serbisë dhe Kosovës, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të ndërlidhura mes vete. “Propozimi im është që Serbia ta njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por ajo do të mbetej institucionalisht e lidhur me Serbinë. Do të ishte një union doganor, që do të kishte një treg të përbashkët dhe politikë monetare unike”, ka shpjeguar Kutleshiq për gazetën serbe “Blic”, përcjell Telegrafi. Sipas gazetës serbe,…
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesët juglindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 2 deri më 11 gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri më 13 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të shiut, me temperaturë minimale 7 gradë dhe temperaturë maksimale 11 gradë celsius. Nesër do të mbajë mot me reshje të shiut, kryesisht në pjesët veriperëndimore të vendiit dhe në pjesët malore do të jenë reshje të borës.
Ndaj mënyrës së zgjedhjes së kryetarit të këshillit të komunës së Gostivarit, kanë reaguar këshilltarët e koalicionit Alenca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Nëpërmjet një kumtese, ata thonë se deri dje kanë pasur një shumicë prej mbi 16 këshilltarësh për të konstituuar Këshillin e Komunës së Gostivarit, andaj edhe kanë inicuar konvokimin e seancës konstituive. “Por, mbrëmë në orët e vona në Gostivar ka qëndruar ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë. Oliver Spasovski dhe duke keqpërdurur postin, ka arritur që me kërcënime dhe me shantazhime, të detyrojë disa këshilltarë të partive të vogla të kalojnë në anën e humbësit…
Lehtësim i punës dhe marrje e autonomisë së plotë mbi çështjen e mbrojtjes së dëshmitarëve. Kështu prokurorja speciale Katica Janeva i vlerësoi propozim- ndryshimet e këtij Ligji që do t’i mundësojë kësaj Prokurorie vetë të vendosë se cilët persona do të fitojnë statusin e të mbrojturve. [embedded content]

