Author: almakos

Universiteti i Evropes Juglindore shënoi sot 16 vjetorin e themelimit të tij. Deri më tani, në këtë universitet kanë diplomuar gjithsej 11.672 studentë. Rektori i universitetit, Zamir Dika, shpalosi qëllimet dhe arritjet e shumta, ndërsa theksoi se synimi i këtij universiteti është zhvillimi intelektual i shoqërisë në përgjithësi. Ai tha që gjatë këtyre viteve sukseset kane qenë të mëdha, duke e përfshirë zhvillimin masiv të mësimit praktik si dhe përsosmërinë e lëndëve online. Zamir Dika, Rektor i UEJL-SË ‘Para 16 vitesh u ngrit kjo kështjellë e rëndësishme e arsimit të lartë në Maqedoni, universiteti i Evropës Juglindore. Në dimenzionin Ballkanas…

Lexo më Shumë

Së shpejti do të formohet një qendër emergjence me numër 112 e cila do t’u shërbejë qytetarëve për çfarëdo nevoje. Për polici, zjarrfikës ose ndihmë të shpejtë, pasi me sistemin Tetra të policisë, do të lidhen të tre shërbimet së bashku dhe varësisht nga nevoja e qytetarit i cili është paraqitur, do të mobilizohet ekipi i policisë, ndihmës së shpejtë ose brigadës së zjarrfikësve. Siç informoi ministri i brendshëm Oliver Spasovski gjatë inspektimit të këtij sistemi në SPB- Shkup, tashmë këto tre institucione do të kenë radio lidhje të vazhdueshme që mund t’u shërbejnë afro 6 mijë personave përnjëherësh. Oliver…

Lexo më Shumë

Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, ka caktuar 11 dhe 12 dhjetorin si data për takim me përfaqësuesit e dy shteteve fqinje.  Edhe pse bisedimet fillimisht ishin planifikuar të startojnë gjatë javës së ardhshme, ato u ricaktuan për në dhjetor. Takimi vjen në një klimë që cilësohet si pozitive edhe nga faktori ndërkombëtar por edhe nga politikanët e Maqedonisë dhe Greqisë. Ndërkohë që pritet takimi, ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, po ashtu shpehu optimizmin për lëvizjen e gjërave por nuk tregoi konkretisht nëse ka gjasa që ky kontest të…

Lexo më Shumë

Kuvendi përfundoi sot debatin për emërimin e pesë zëvendëssekretarëve gjeneral të Kuvendit. Për këtë propozim të shumicës parlamentare, reagoi ashpër opozita maqedonase, e cila akuzoi qeverinë e Zaevit se në vend që të realizojë premtimet e bëra për qytetarët, ajo rritë funksionarët e saj. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev tha se Qeveria ende nuk rritë të ardhurat e mjekëve, profesorëve, pensionistëve, bujqve, por rritë vetëm të ardhurat e funksionarëve të LSDM-së dhe partnerëve të tyre. Dragan Danev, VMRO-DPMNE Ka rritje të numrit të zëvendës sekretarëve gjeneralë të Kuvendit, paramendoni reforma numër një, dhe ka rritje të numrit të nënkryetarëve të…

Lexo më Shumë

Reformatimi i Qeverisë që sipas Kryeministrit Zoran Zaev, duhet të përfundojë deri në fund të javës, ka mbetur në vend numëro dhe akoma nuk ka diçka konkrete lidhur me këtë çështje. Nga Aleanca për Shqiptarët, shkruan SHENJA, thonë se nuk ka ndonjë zhvillim të ri sa i përket emrit të personit që do të vendoset në vend të ish ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari. Ndërkaq sipas Zaevit mbrëmë duhej të vazhdojnë bisedimet për të zgjedhur emrat e ministrave që do të plotësonin vendet e zbrazëta në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë pa resor për investime të huaja, megjithatë lidhur këtë…

Lexo më Shumë

Qeveria ka planifikuar të harxhojë rreth 4.7 milionë euro gjatë tre viteve të ardhshme për vazhdimin e teleferikut në Vodno, të iniciuar nga VMRO-DPMNE dhe Qeveria e Nikolla Gruevskit, si pjesë e projektit Shkupi 2014, raporton SHENJA. Prej shumës së përgjithshme, 50 milionë denarë apo 800.000 euro janë planifikuar vetëm në buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa në vitin 2019 dhe 2020 për këtë projekt janë paraparë të ndahen edhe 240 milion denarë, apo nga 120 milion për secilin vit. Në vitin 2014, pas përfundimit të seksionit të parë nga Vodno e mesme deri te kryqi i mileniumit, VMRO-DPMNE paralajmëroi…

Lexo më Shumë

Kanceri që fillimisht i është paraqitur në pjesën e barkut dhe pastaj edhe në kokë, ka bërë që 37 vjeçarja nga Tetova, Sebajete Bislimi, për pesë vite radhazi të luftoj për jetë. Harxhimet e shumta për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të saj, shkruan SHENJA, kanë bërë që familja Bislimi edhe kushtet ekonomike t’i kenë në gjendje të rëndë. Sebajetja tregon që para ca muajsh u operua në bark dhe pikërisht në momentin që mendoi se gjendja e saj është stabilizuar, ajo kuptoi që kanceri i është paraqitur edhe në kokë, gjegjësisht në trurin e vogël. Sebajete Bislimi “Që pesë vite…

Lexo më Shumë

Shkruan: Qerim Lita, Shkup Siç është e njohur në mbarim të vitit 1990 në RS të Maqedonisë për herë të parë u organizuan zgjedhje të “lira” shumëpartiake. Në këto zgjedhje shqiptarët përfaqësoheshin nga dy parti politike: Partia për Prosperitet Demokratik – PPD-ë dhe Partia Demokratike Popullore, të cilat arritën të fitojnë 23 ulëse në parlament (17 PPD-ë, 1 PDP dhe 5 koalicioni PPD-PDP-ë). Me konstituimin e Parlamentit të parë pluralist e më pas edhe me formimin e të ashtuquajturës qeveri të “ekspertëve”, çështjet jo që nuk ndryshuan në të mirë të shqiptarëve (të cilët thuajse për 10 vite me radhë…

Lexo më Shumë

17 November Më datë 11 dhe 12 dhjetor në Bruksel, Metju Nimic do t’i ulë negociuesit e Maqedonisë dhe Greqisë për dallimet rreth emrit. Por, në njoftimin e Kombeve të Bashkuara nuk ka detaje konkrete nëse Nimic do të ketë takime të përbashkëta apo të ndara me përfaqësuesit e të dyja vendeve dhe nëse në lojë hyn eventualisht propozim- zgjidhja e tij e re. Euro ambasadori, Samuel Zhbogar sot gjatë vizitës në SPB Shkup theksoi se Brukseli pret që institucionet të tregojnë përkushtim dhe rezultate konkrete lidhur me reformat dhe çështjet tjera të hapura dhe nëse ndodh kjo, vitin e…

Lexo më Shumë

17 November Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë dhe reformat, me theks të veçantë në DSK sipas ekspertëve janë sfidat kyçe të shtetit në rrugën drejtë eurointegrimeve. Mersel Bilalli vlerëson se opinionin në vend duhet të përgatitet për kompromis lidhur me emrin. Unë mendoj se sfida kyçe është çështja e krijimit të klimës tek opinioni maqedonas që pak a shumë çështja që do shtrohet si kompromis të jetë e pranueshme dhe të njëjtën gjë do duhet bë edhe pala greke. Gjitha tjerat do mbulohen me politikë. Nëse kjo çështje gjen zgjidhje do mbyllen sytë në shumë çështje të tjera…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë dhe reformat, me theks të veçantë në DSK sipas ekspertëve janë sfidat kyçe të shtetit në rrugën drejtë eurointegrimeve. Mersel Bilalli vlerëson se opinionin në vend duhet të përgatitet për kompromis lidhur me emrin. Unë mendoj se sfida kyçe është çështja e krijimit të klimës tek opinioni maqedonas që pak a shumë çështja që do shtrohet si kompromis të jetë e pranueshme dhe të njëjtën gjë do duhet bë edhe pala greke. Gjitha tjerat do mbulohen me politikë. Nëse kjo çështje gjen zgjidhje do mbyllen sytë në shumë çështje të tjera që duhet…

Lexo më Shumë

17 November Reshjet e shiut pritet të na shoqërojë edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa të hënën në pjesët veriperëndimore të vendit priten edhe reshje dëbore dhe mot më i ftohtë. Siç njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik gjatë javës që vjen temperaturat do të lëvizin prej 0 deri në -4 gradë celsius në mëngjes ndërkohë gjatë ditës do të lëvizin prej 5 deri në 13 gradë. Gjithashtu, temperaturat në fjalë do të shoqërohen edhe me erë të fortë nga veriu, posaçërisht në orët e paradites. Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta të shiut, posaçërisht në vendet më të larta…

Lexo më Shumë