17 November
Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë dhe reformat, me theks të veçantë në DSK sipas ekspertëve janë sfidat kyçe të shtetit në rrugën drejtë eurointegrimeve. Mersel Bilalli vlerëson se opinionin në vend duhet të përgatitet për kompromis lidhur me emrin.
Unë mendoj se sfida kyçe është çështja e krijimit të klimës tek opinioni maqedonas që pak a shumë çështja që do shtrohet si kompromis të jetë e pranueshme dhe të njëjtën gjë do duhet bë edhe pala greke. Gjitha tjerat do mbulohen me politikë. Nëse kjo çështje gjen zgjidhje do mbyllen sytë në shumë çështje të tjera që duhet përmbushur si kritere, me funksionimin e shtetit dhe të drejtës – tha Mersel Bilalli, analist politik.
Ish deputetja Ermira Mehmeti vlerëson se vitet e fundit vendi ka shënuar regres në sfidat e aspektin e sigurisë.
Maqedonia Fillimisht do duhet të bëj një reformë thelbësore të sistemit të sigurisë së brendshme apo sigurimit shtetëror sepse pamë se gjatë dhjetë viteve të shkuara pamë se ky sistem ka dështuar tërësisht dhe është vënë në shërbim të partisë e jo të shtetit – deklaroi Ermira Memeti, juriste.
Për zv/ministrin e brendshëm Agim Nuhiu, shteti përveç reforma në shërbimin sekret dhe gjyqësor, duhet të bëj edhe reforma në aspektin politik, në drejtim të orientimit pro perëndimor dhe largimin e ndikimit rus në vend.
Tani mbetet detyrë e shtetit të bej një shkëputje nga krimi dhe korrupsioni që kaploi sistemin, të shuaj irredentizmin e thelluar me Greqinë dhe të synojë zgjidhjen e emrit, të forcojë marrëdhëniet me Bullgarinë, Shqipërinë e Kosovën të vendos një orientim të ri drejt NATO-s dhe BE-së dhe një distancim të ndikimit rus – theksoi Agim Nuhiu, Zv. ministër i punëve të brendshme.
Komentet u bënë në konferencën shkencore me temë, “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale, në procesin e integruar euroatlantik”, që u mbajt në Universitetin e Tetovës.
Bashkim Sulejmani

