Qeveria ka planifikuar të harxhojë rreth 4.7 milionë euro gjatë tre viteve të ardhshme për vazhdimin e teleferikut në Vodno, të iniciuar nga VMRO-DPMNE dhe Qeveria e Nikolla Gruevskit, si pjesë e projektit Shkupi 2014, raporton SHENJA.
Prej shumës së përgjithshme, 50 milionë denarë apo 800.000 euro janë planifikuar vetëm në buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa në vitin 2019 dhe 2020 për këtë projekt janë paraparë të ndahen edhe 240 milion denarë, apo nga 120 milion për secilin vit. Në vitin 2014, pas përfundimit të seksionit të parë nga Vodno e mesme deri te kryqi i mileniumit, VMRO-DPMNE paralajmëroi ndërtimin e fazës së dytë dhe të tretë të teleferikut që parashihej të zbres deri në afërsi të qytetit. Projekti i përshkruar në propozim buxhetin e vitit të ardhshëm është i ngjashëm me atë që e kishte paraparë VMRO-DPMNE. Seksioni i dytë përfshin pjesën nga Vodno e mesme deri te instituti i sëmundjeve të mushkërive Kozle, ndërsa seksioni i tretë nga Kozle deri te kisha Shën Jovan. Në vitin 2015 Këshilli i qytetit të Shkupit i dha leje Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për të realizuar ndërtimin e dy seksioneve të projektit të Teleferikut. Gjatë promovimit të dy seksioneve të reja nga Qeveria e Nikolla Gruevskit, ishte pikërisht LSDM partia e cila më së shumti pati kritikuar këtë projekt si dhe shumë projekte të tjera nga “Shkupi 2014”, duke akuzuar qeverinë e atëhershme se shpenzon para në projekte jo produktive dhe anashkalojnë projekte të tjera shumë më të rëndësishme.
Vasko Kovaçevski, LSDM (06.09.2014)
“Nuk ka para as për sanimin për shtëpinë e djegur deri në themel të e alpinistëve “kopanë”, ikonës së Manastirit, nuk ka para as për teleferikun në Pelister. Gruevski dëshiron teleferik të ri nga Vodno deri në Kapishtec në Shkup”
Seksioni i parë nga Vodno e mesme deri te Kryqi gjigant u lëshua në përdorim në vitin 2011. Gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare, një nga premtimet e LSDM-së dhe kryeministrit aktual Zoran Zaev, ishte se do të ndërpres shpenzimet jo produktive për projektet e inicuara nga Qeveria e Gruevskit. Premtime të ngjashme ai dha edhe gjatë prezantimit të propozim buxhetit për vitin 2018.
Arben Zeqiri /SHENJA/

