Televizioni Shenja shënon sot dy vjetorin e fillimit të transmetimit në eterin e Maqedonisë. Si sot dy vite më parë, në orën 18:55, me edicionin qendror të lajmeve filloi bashkëudhëtimi ynë me secilin prej juve të nderuar shikues, në misionin për informim të drejtë, objektiv dhe të shpejtë. Shërbimi ndaj jush dhe së vërtetës, do të vazhdojë edhe më tej. Në vazhdim përmes kësaj kronike do ju sjellim edhe pak nga prapaskenat e një dite të zakonshme këtu në televizionin Shenja. T’i përjetosh 2 vite sfida, dy vite punë, përkushtim ndonjëherë edhe stres por edhe gëzim dhe në fund të…
Author: almakos
Profesorë nga katedra e filozofisë në Shkup, kanë drejtuar kritika rreth gjendjes së arsimit të lartë në vend dhe mosangazhimit të shtetit në këtë fushë të rëndësishme. Udhëheqësi i Institutit Filozofik pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, Ivan Xheparovski, gjatë një konference kushtuar ditës botërore të filozofisë, tha se rëndësia e arsimit dhe shkencës është vlerësuar më shumë në vitet e mëhershme kur Maqedonia ka qenë më e varfër se sa tani. Xheparovski theksoi se të gjitha qeveritë në fillim të mandateve të tyre premtojnë rritjen e mjeteve për shkencë. Por, në fund të mandatit gjendja mbetet e njëjtë. Ivan…
Televizioni Shenja shënon sot dy vjetorin e fillimit të transmetimit në eterin e Maqedonisë. Si sot dy vite më parë, në orën 18:55, me edicionin qendror të lajmeve filloi bashkëudhëtimi ynë me secilin prej juve të nderuar shikues, në misionin për informim të drejtë, objektiv dhe të shpejtë. Shërbimi ndaj jush dhe së vërtetës, do të vazhdojë edhe më tej. Në vazhdim përmes kësaj kronike do ju sjellim edhe pak nga prapaskenat e një dite të zakonshme këtu në televizionin Shenja. T’i përjetosh 2 vite sfida, dy vite punë, përkushtim ndonjëherë edhe stres por edhe gëzim dhe në fund të…
Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski sot realizoi takim joformal me kryetarin e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare, por edhe me kryetarët e komisioneve parlamentare për mbikëqyrjen eshërbimet e sigurisë, në suaza të përgatitjeve për reformat në këto shërbime. Pas takimit, ministri Spasovski nënvizoi se afera me përgjimet krijoi krizë seriozepolitike, në të cilën u zbuluan shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai tha se me rëndësi është inkluziviteti në këtë proces. Oliver Spasovski, MPB“Për mua është shumë me rëndësi që të kemi inkluzivitet në këtë proces, ti kyçim të gjitha subjektet politike, para se gjithash,…
16 November Në Qeveri ende nuk kanë arritur elaborati i grupit punues të ministrisë së kulturës, i cili ka rekomanduar largimin e tri përmendoreve që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014” ku bënë pjesë edhe ajo e Aleksandrit të Madh apo siç njihet ndryshe e Luftëtarit në Kalë. Koordinatorit i grupit punues. Mirosllav Gërçev ka thënë se largimi i përmendoreve është rekomanduar për shkak të shkeljeve të shumta ligjore ndërsa tërë projektin e ka cilësuar si nxitës dhe ndarje me etniteteve nga ana e partive politike. Ai vazhdon të akuzojë qeverinë e kaluar për keqpërdorime të shumta financiare dhe krime…
Kryeministri Zoran Zaev ka pritur kryetarin e Selanikut të Greqisë Janis Butaris. Gjatë konferencës për media, Zaev tha se çështja e emrit duhet të zgjidhet sa më shpejtë që është e mundur pasi që është një problem që i mban peng dy shtetet për vite të tëra. Sipas Zaevit, ka kaluar koha kur politikanët frikësoheshin se me zgjidhjen e çështjes së emrit do të humben vota dhe simpati nga qytetarët. Optimizmi i Zaevit është madje se do të merr edhe më shumë mbështetje nga qytetarët në një referendum popullor. Zoran Zaev, kryeministër “Ka kaluar koha e frikës se do…
Qeveria e Maqedonisë ende nuk ka qëndrim për ndërtimin e Rrugës së Arbërit e cila do të shkurtonte rrugën Shkup-Tiranë për rreth 100 kilometër, raporton SHENJA.Nga ekzekutivi nuk dhanë një përgjigje të prerë nëse Qeveria e Shkupit do të pranojë propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për të ndërtuar pjesën e Rrugës së Arbërit në territorin e Maqedonisë. Kjo pikë poashtu nuk dihet edhe nëse do të diskutohet në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, për të cilën zëdhënësi Mile Boshnjakovski, tha se po dakordohet dhe gjatë ditëve në vazhdim do të publikohet edhe data…
16 November Një ditë pas votimit në nevojës të propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve, opozita kërkon diskutim publik në Kuvend. VMRO-DPMNE-ja, kërkon që në diskutim të përfshihen ekspert dhe profesor të gjuhëve, të cilët sipas tyre do të ndihmonin qoftë shumicën qoftë opozitën në përpilimin e amendamenteve. Një seancë e cila do të zgjasë pesë minuta, të sjellim përfundim për organizimin e diskutimit publik, të vendosim cili komision do të merr përsipër. T’i dëgjojmë mendime o njerëz! Dhjetëra e dhjetëra profesorë qoftë shqiptarë, maqedonas apo nga etnitetet tjera- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së. Shumica nuk mbështet propozimin e…
16 November Nuk ka keqpërdorime të shpërndarjes elektronike të lëndëve në Gjykatën e Apelit në Shkup. Komisioni nga Ministria e Drejtësisë pas kontrollit të AKMIS-it ka vërtetuar se sistemi është udhëhequr relativisht mirë. Gjykatësi Lazar Nanev, kryetar i këtij trupi, bëri të ditur se mbetet që deri të premten të bëhet analizë në Supreme, e cila drejtohet nga Jovo Vangelovski. Kur bëhet fjalë për implementimin ose funksionimin e sistemit AKMIS në Gjykatat e apelit kemi vendime tërësisht më të ndryshme. Niveli i implementimit dhe funksionimit të shpërndarjes së lëndëve për dallim, ose numrit të regjistrave, dallon krahasuar me gjykatat themelore.…
16 November Ngrohen marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë. Kryeministri Zaev festat e fundvitit pritet t’i kalojë në Selanik bashkë me kryetarin e kësaj komune, Janis Butaris dhe homologun e tij grek, Aleksis Cipras. E ftova kryeministrin të vijë në vizitë private në Selanik, t’i kalojmë së bashku festat e fundvitit- tha SINKRON – Janis Butaris, Kryetar i Komunës së Selanikut. Iniciativën që e hapi kryetari i komunës së Selanikut që t’i kaloj festat e fundvitit në Selanik unë e marrë seriozisht, do të mendoj për të. Mbase atje do ta presim natën e fundvitit bashkë me kryetarin e Komunës së Selanikut,…
16 November Qeveria në seancën e djeshme miratoi propozim- ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, që ishte ndër kërkesat kyçe të Prokurorisë Speciale Publike. Kërkesa e Institucionit që drejton Katica Janeva ishte që vet ata të mund të vendosin kush do të futet në programin për dëshmitarë të mbrojtur sepse kanë frikë nga rrjedhja e informatave. Ligji aktual parasheh në procedurën e plotë të kyçen më së paku gjashtë njerëz jashtë Prokurorisë Speciale. Qeveria gjithashtu anuloi Këshillin për verifikimin e fakteve. Kjo do të thotë se sërish përgjegjësinë e gjykatësve do ta vërtetojë Këshilli Gjyqësor. Për shkak…
16 November Takimet për plotësimin e vendeve të zbrazta të ministrave do të intensifikohen gjatë ditëve të ardhshme. Këtë e konfirmoi kryeministri Zoran Zaev i cili edhe një herë përsëriti qëndrimin se të gjithë opsionet mbeten të hapura, përfshirë këtu edhe riformatimin më të gjerë të kabinetit të tij. Një ditë më parë, Zaev deklaroi se Ministria e Shëndetësisë jo domosdoshmërisht do t’i takojë Aleancës për Shqiptarët por që kjo parti do të vazhdojë të mbetet në Qeveri. Ndërkohë nga partia e Ziadin Selës nga ana tjetër, për Alsat deklaruan se nuk duan që me partnerët e koalicionit të komunikojmë…

