16 November
Nuk ka keqpërdorime të shpërndarjes elektronike të lëndëve në Gjykatën e Apelit në Shkup. Komisioni nga Ministria e Drejtësisë pas kontrollit të AKMIS-it ka vërtetuar se sistemi është udhëhequr relativisht mirë. Gjykatësi Lazar Nanev, kryetar i këtij trupi, bëri të ditur se mbetet që deri të premten të bëhet analizë në Supreme, e cila drejtohet nga Jovo Vangelovski.
Kur bëhet fjalë për implementimin ose funksionimin e sistemit AKMIS në Gjykatat e apelit kemi vendime tërësisht më të ndryshme. Niveli i implementimit dhe funksionimit të shpërndarjes së lëndëve për dallim, ose numrit të regjistrave, dallon krahasuar me gjykatat themelore. Do të thotë nuk është në nivelin e duhur, do të thosha cilësi e veprimit ose shpërndarjes së lëndëve me rëndësi të njëjtë siç është në gjykatat themelore- deklaroi gjykatësi Lazar Nanev.
Gjykatësi suprem Shpend Devaja e ndan qëndrimin me ekspertin juridik gjerman Rajnhard Pribe se secili gjykatës ose kryetar i gjyqit, që ka kurdisur lëndë duhet të përgjigjet penalisht. Sipas tij, përgjegjësia më e madhe nëse ka pasur keqpërdorime të AKMIS-it në gjykatat bie në kurriz të kryetarëve të gjykatave.
Keni dënime prej tre deri pesë vite, por megjithatë varet se për çfarë vepre penale dhe në cilin paragraf do të jetë. Nëse do të jetë kualifikuese ose jokualifikuese. Besoj se për kryetarin e gjykatës duhet të jetë element kualifikues, meqë ai është zyrtar i autorizuar, që duhet të mbajë llogari që të mos ketë keqpërdorim të AKMIS-it e jo të bëjë keqpërdorim të këtij sistemi- deklaroi gjykatësi suprem Shpend Devaja.
Një varg mangësish vërejti Komisioni nga Ministria e Drejtësisë pas kontrollit të sistemit elektronik në Gjykatën Penale. Janë ndarë lëndë në dorë, ndërsa sistemi ka qenë i manipuluar. Megjithatë, pjesa kyçe janë edhe oraret në gjykata të cilat i përpilojnë kryetarët. Ndryshimet e shpeshta bëhen përderisa njeriu i parë i gjykatës nuk formon këshilla të gjykatësve të cilët për të janë të besueshëm. Ndarje të lëndëve në dorë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 vërtetoi edhe Katica Janeva. PSP-ja dyshon Pançevskin se ka kurdisur lëndët e tyre te gjykatës të cilët për të kanë qenë të besueshëm.
Bojan Stojanovski

