16 November Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, është sistemuar në gjykatën për kundërvajtje. Për momentin kjo informatë është jozyrtare dhe pa konfirmim nga numri një i Gjykatës Themelore, Ivan Xholev. Pançevski nuk deshi ta komentojë vendimin. Shpjegimet janë se Pançevski është risistemuar pasi ka qenë i anshëm ndaj lëndëve të Speciales. Ndryshe, përderisa Pançevski ishte në krye të Penales, pikërisht Xholev ishte një prej gjykatësve të risistemuar. Paraprakisht të dytë mes vete këmbyen kallëzime penale. Alsat-M
Author: almakos
Sekretari i ri i përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger, nesër vinë në vizitën e parë në Republikën e Maqedonisë, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë. Greminger do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ndërsa do të bisedojë për klimën e re sociale në vend, bashkëpunimin me OSBE-në dhe mbështetjen që e jep në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë. Vizita e Greminger përputhet me 25 vjetorin nga themelimi i Misionit të OSBE-së në Shkup.
Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka realizuar takim me kryetarin e Selanikut, Janis Butaris. Zaev fillimisht shprehi keqardhje për vërshimet dhe situatën e krijuar në Greqi, ndërsa shtoi se takimet e tilla e rrisin besimin mes dyja palëve, raporton SHENJA.Kryeministri Zaev foli edhe për çështjen e emrit dhe tha se tani më ka ardhur koha që të gjendet zgjedhje për kontestin e emrit. Sipas tij më ka kaluar koha kur politikanët u frikësoheshin se me zgjidhjen e çështjes së emrit do të humben edhe vota. Madje ai shpreson se do të merren edhe më tepër vota në rast se zgjidhet…
Një tërmet prej 3.4 shkallë sipas Rihterit është ndjerë ditën e sotme në Maqedoni. Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike, dridhja ka ndodhur në orën 10:45, 13 kilometra larg Rostushës, ndërsa largësia nga qyteti I Shkupit është 69 kilometra.Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej zero kilometra.
Niveli në Liqenin e Dojranit është pothuajse tri herë më i lartë se niveli mesatar për nëntorin, ndërsa nivelet e liqenit të Prespës dhe të Ohrit janë në kuadër të mesatares, tregon matja e sotme hidrologjike. Sipas DPHM, nivelet në më shumë lumenj në Maqedoni janë rritur pas reshjeve në dy ditët e kaluara. Është rritur edhe niveli i lumit Vardar në Veles dhe në Demir Kapi, si dhe i lumet Bregallnica. Akoma nën mesataren për këtë periudhë të vitit janë nivelet e lumenjve Treska, Pçinja dhe Cërna Reka.
Dita e Alfabetit shqip, 22 nëntori, e mërkurë, është ditë jo pune për pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Njëkohësisht, Ministria qytetarëve pjesëtarë të komunitetit shqiptar ua uron Ditën e Alfabetit shqip.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e seancës së tetë, në rend dite të së cilës është propozim-vendimi për emërime në funksionin zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit. Deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjet për veprimtarinë e doktoraturës, për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përmbarim, për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele dhe për ndryshimin e Ligjit për prokurorinë publike , të gjitha në leximin e parë dhe të parashtruara nga deputetët e opozitës. Në rendin e…
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e furishëm kanë lënë të vrarë së paku 15 veta në pjesën qendrore të Greqisë, ndërsa kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.Qytetet industriale Mandra, Nea Peramos dhe Megara, të cilat ndodhen në perëndim të Athinës, janë goditur më së keqi. Sipas disa njoftimeve, shumica e të vdekurve kanë qenë njerëz të moshuar, trupat e të cilëve janë gjetur brenda shtëpive të tyre. Kryeministri Alexis Tsipras ka shpallur periudhë të zisë kombëtare. Moti i keq ka përfshirë pjesë të Greqisë që një javë.
Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbysjeve në Greqi kanë humbur jetën dhjetëra persona, kanë njoftuar autoritetet e këtij vendi.Rrugët e qyteteve Nea Peramos dhe Mandra janë bërë të pakalueshme, dhe përngjajnë më shumë me plazhe ku veturat “lundrojnë”, transmeton Telegrafi. “Kjo është katastrofa biblike. Gjithçka është zhdukur”, ka deklaruar kryetarja e Mandras, Yiana Kriouki për televizionin shtetëror ERT. “Pothuajse qdo pjesë e qytetit Nea Peramos është përmbysur”, ka deklaruar edhe kryetari i qytetit Grigoris Stamoulis për televizionin Antenna.[embedded content]
Rreth 250 fëmijë në Maqedoni, prej të cilëve 70 janë të moshës nën tre vjeç, nuk e kanë të drejtën të jetojnë në mjedis familjar, tregojnë të dhënat e UNICEF-it.Me qëllim që të gjenden mënyra për sigurim të kushteve për çdo fëmijë në vend që të rritet në mjedis të sigurt dhe të kujdesshëm familjar sot në Shkup do të mbahet konferencë me temë “Për çdo fëmijë, familje”.Në konferencë do të flitet për aktivitetet parandaluese dhe mbështetjen e familjeve biologjike dhe zhvillimin e formave të reja të kujdesit dhe angazhimin e Qeverisë që deri në vitin 2020 t’i vihet fund…
Profesori Rizvan Sulejmani është pyetur në emisionin “Studio e hapur” në Tv SHENJA, për faktin se tashmë në Maqedoni flitet për lirime dhe për dënime të ndryshme. Sipas tij, ky nuk është indikator i mirë sepse kur ndryshojnë oligarkitë politike ndryshojnë edhe oligrakitë ekonomike, por ndryshojnë edhe bosat e nëntokës. “Tash mund të ketë filluar një luftë e bosave të nëntokës për ndërrim të pozicioneve se kush çka do të kontrollojë. Duket se vetëm politika ndryshon, por bashkë me to ndryshojnë edhe oligarkitë, veçanërisht në shtetet në zhvillim, siç është Maqedonia”, ka thënë profesor Sulejmani. Sipas tij, këto elemente manifestohen…
Profesori universitar Rizvan Sulejmani, në emisionin “Studio e hapur”, ka shtjelluar situatën e ndërrimit të pushteteve në Maqedoni. Ai ka thënë se për ta demoluar sistemin e vjetër, po ata që e krijuan ndërtuan një strategji se si të dilet nga situata. “Ata ishin të vetëdijshëm se ishin shumë forca politike brenda kampit maqedonas që ishin komplet asimetrike. Ishte shumë e fuqishme VMRO-ja që LSDM-ja ta rrëzonte. Për ta demontuar këtë sistem duhej të krijohej një kontekst, të cilin nuk duhej ta krijonin maqedonasit, por shqiptarët. Në një kontekst të krijuar, të mund që eventualisht të ndryshohet situata. Ndodhi gjumëçka,…

