16 November
Ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, është sistemuar në gjykatën për kundërvajtje. Për momentin kjo informatë është jozyrtare dhe pa konfirmim nga numri një i Gjykatës Themelore, Ivan Xholev. Pançevski nuk deshi ta komentojë vendimin. Shpjegimet janë se Pançevski është risistemuar pasi ka qenë i anshëm ndaj lëndëve të Speciales. Ndryshe, përderisa Pançevski ishte në krye të Penales, pikërisht Xholev ishte një prej gjykatësve të risistemuar. Paraprakisht të dytë mes vete këmbyen kallëzime penale.
Alsat-M

