Profesori Rizvan Sulejmani është pyetur në emisionin “Studio e hapur” në Tv SHENJA, për faktin se tashmë në Maqedoni flitet për lirime dhe për dënime të ndryshme. Sipas tij, ky nuk është indikator i mirë sepse kur ndryshojnë oligarkitë politike ndryshojnë edhe oligrakitë ekonomike, por ndryshojnë edhe bosat e nëntokës.
“Tash mund të ketë filluar një luftë e bosave të nëntokës për ndërrim të pozicioneve se kush çka do të kontrollojë. Duket se vetëm politika ndryshon, por bashkë me to ndryshojnë edhe oligarkitë, veçanërisht në shtetet në zhvillim, siç është Maqedonia”, ka thënë profesor Sulejmani.
Sipas tij, këto elemente manifestohen në formë të vrasjeve misterioze, të përplasjeve të grupeve të caktuara. /SHENJA/

