Deri tash janë evidentuar 14 persona që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e një vale moti të keq, të ashtuquajtur Euridiki. Sipas organeve vendore, disa persona konsiderohen të humbur. Nga reshjet e mëdha të shiut, shumë shtëpi janë përmbytur, ndërsa dhjetëra makina janë bllokuar në rrugët përreth. Organet vendore kanë urdhëruar të mos hapen shkollat në gjithë zonën perëndimore të prefekturës së Athinës. Prej ditës së djeshme, gjithashtu ishulli i Simit në Egjeun juglindor, ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme pasi reshjet e shiut kane shkaktuar përmbytje të mëdha dhe dëme kolosale. Dhjetëra makina kanë përfunduar në det nga…
Author: almakos
15 November Bisedimet për zgjedhje të ministrit të ri të Shëndetësisë janë në vijim me partnerët e koalicionit nga koalicioni qeveritar. Në opsion janë disa emra. Rikonstruksion të Qeverisë do të ketë nëse zgjidhet kandidat që nuk vjen nga Aleanca për shqiptarët, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. “Akoma nuk kemi vendosur. Kemi filluar bisedime me partnerët e koalicionit, shpresojmë se deri në fund të kësaj jave do të mund të marrim vendim. Të gjitha opsionet janë të hapura, momentalisht as unë nuk e di se kush do të jetë emri, nga cila parti, kush do të zgjidhet nga kandidatët”, tha…
Kryeministri Zoran Zaev e ka bërë të qartë se riformatim të kabinetit qeveritar do të ketë në rast se ministri i ri i Shëndetësisë që e zëvendëson Arben Taravarin, nuk do të jetë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Ai njoftoi se ka marrë emër si propozim nga Aleanca për Shqiptarët për vendin e zbrazur ministror, por ka edhe emra tjerë që dëshirojnë t’i shqyrtojnë me qëllim që të merret vendimi më i mirë i mundshëm. Zaev ka shpjeguar se aktualisht janë duke biseduar për disa emra me partnerët e tashëm të koalicionit qeveritar. “Shpresojmë se deri në fund të…
15 November Maqedonia nga viti në vit në disa pjesë të caktuara do të jetë më e thatë, ndërsa në disa rajone do të ketë kërcënim serioz nga përmbytjet. Këtë e tregojnë analizat e FAO- Organizata ndërkombëtare e ushqimit. Sipas tyre, Maqedonia radhitet në vendin e 8-të në botë sipas rrezikut nga përmbytjet dhe thatësira. Më të prekura nga thatësia do të jenë pjesa e luginës së Vardarit dhe Ovçe Polja ndërsa rajoni i Pellagonisë dhe Strumicës, rrezikohen nga përmbytjet e shpeshtë. Ekspertët e huaj i bëjnë thirrje Qeverisë që të bëj qasje strategjike ndaj këtij problemi. Ndryshimet klimatike kërkojnë…
15 November Ish kryetari i këtij qyteti nga radhët e VMRO DPMNE-së, Nikola Bakraçevski pas mbarimit të mandatit, në vend që si shef i repartit për kardiologji intervenuese ku ishte paraprakisht, është sistemuar në një post më të ulët të punës. Ai është emëruar si udhëheqës i repartit për çrregullime të zemrës. Në ndërkohë, Bakraçevski akuzon për revanshizëm partiak. Atëherë kur unë vendosja, nuk ekzistonte termi “përkatësi partiake apo revanshizëm partiak” në leksikonin e këtij institucioni dhe këtë mund ta konfirmojnë edhe të punësuarit, ndërsa edhe të tjerët që duan të arrijnë tek e vërteta, mund ta bëjnë këtë – deklaroi…
15 November Me votën e këshilltarit nga partia Socialiste, Ilija Pejoski, i cili paraprakisht ishte pjesë e listës së këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, BDI-ja dhe e LSDM-ja siguruan shumicën dhe emëruan kryetarin e Këshillit në komunën e Strugës. Në katër vitet e ardhshme, ky post do t’i takojë këshilltarit të BDI-së, Resul Kaba, edhe pse shumica deri para një dite qëndronte pezull. Për momentin si opozitë do të veprojnë dhjetë këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa si dhe tre këshilltarët e VMRO-DPMNE-së. Jozyrtarisht, LSDM si pjesë e ndarjes së kulaçit lokal me BDI-në, do t’i fitojnë postin sekretar në…
15 November Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, pret që buxheti për vitin 2018 të miratohet nga deputetët deri më 20 dhjetor. Ai për Alsat M deklaroi se Komisioni amë për financim dhe buxhet seancën e parë do ta caktojë më 27 nëntor, pas çka fillojnë të rrjedhin afatet sipas rregullores për miratimin e buxhetit. Ai theksoi se nuk janë të mundura obstruksionet nga ana e opozitës për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ndryshe, Qeveria në Kuvend më 10 nëntor e dorëzoi buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë deri më tani më i madhi në…
Tashmë është i qartë koalicioni lokal mes BDI-së dhe dy partive maqedonase VMRO dhe LSDM në Strugë. Kjo u vërejt në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Strugës ku për kryetar u zgjodh Resul Kaba i BDI-së me votat e këshilltarëve të BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së. Në krahun tjetër ishin këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, të cilët do të veprojnë të koordinuar si koalicion. Me këtë po vërtetohet edhe më shumë se Ramiz Merko u zgjodh kryetar komune nga maqedonasit dhe jo shqiptarët, prandaj edhe kulaçin qeverisës do ta ndajë bashkë me partitë maqedonase, ku…
15 November Vizita e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në Shkup dhe Athinë e paralajmëruar për më 20 dhe 21 nëntor u anulua me kërkesë të Greqisë. Akoma nuk dihet arsyeja pse Greqia kërkoi anulimin e një takimi të tillë të Nimicit me negociatorët e Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Joyzrtarisht thuhet se takimi është shtyrë për në dhjetor. Në takimin që do të mbahej pas një pushimi të gjatë, sipas mediave greke, Nimic është dashur të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së emrit. Mediat greke ndërkohë shkruajnë se Athina pret nga Shkupi të vazhdojë…
Lëvizja BESA votoi pro ligjit të gjuhëve të cilin Qeveria e propozoi për avancimin e gjuhës Shqipe në Maqedoni. Deputeti Fadil Zendeli deklaroi se votuan pro nevojës për sjelljen e ligjit të gjuhëve, por shtoi se për në lexim të dytë do të propozojnë amendamente me të cilat ky ligj do ta bëjë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare. Sipas deputetit Zendeli, propozimi ligji për gjuhët i Qeverisë aktualisht vetëm e avancon gjuhën shqipe por nuk e zyrtarizon atë, njofton SHENJA.“Do të përgatisim amendamente në drejtim të asaj që të zyrtarizohet ky Ligj, apo propozim Ligj, në drejtim të…
15 November Qeveria do të shqyrtojë elaboratet e grupit punues të Ministrisë së Kulturës për përmendoret e “Shkupit 2014”, të cilat dyshohet se janë ngritur në mënyrë joligjore. Largimi i përmendoreve siç është ajo e “Aleksandrit” në shesh të kryeqytetit, do të përmirësonte marrëdhëniet me shtetin e Greqisë, e cila gjatë kohë e ka akuzuar Maqedoninë për “Irredentizëm”, thotë analisti Ismet Ramadani. Sipas tij, Qeveria gradualisht po heq dorë nga historia, me qëllim të përmirësimit të dialogut me Greqinë e cila është rruga e vetme drejt proceseve euro-atlantike. Por Ramadani thotë se Qeveria tregon kujdes të shtuar në informim të…
15 November Vazhdon alarmi i mjekëve mbi gjendjen e rëndë me ndotjen e ajrit dhe pasojat që kanë grimcat PM10 dhe PM 2,5 në shëndetin e njerëzve. Në shënimin e ditës botërore të luftës kundër sëmundjeve kronike të mushkërive, mjekët thonë se numri i të prekurve shënon rritje nga viti në vit, e ndër shkaktarët më të mëdhenj të përhapjes së kësaj sëmundjeje është ndotja e lartë e ajrit. Numri i sëmundjeve kronike opstruktive të mushkërive në Maqedoni është në rritje. Të gjithë e dimë sa është niveli i ndotjes dhe grimcave të rrezikshme në ajër për këtë periudhe në…

