Rasti Treqind për blerjene e 300 makinave për nevojat e policisë filloi të gjykohet, por që në seancën e parë u desht të anulohet shqyrtimi pasi i akuzuari i vetëm mungonte. Siç njoftuan avokatët e tij, ish ndihmësi i ministrit të brendshëm Gjoko Popovski është i sëmurë dhe për këtë ka edhe vërtetim mjekësor dhe se mjeku i ka rekomanduar të pushojë.Por prokurorja Fatime Fetai nuk pranonte këtë arsyetim dhe kërkoi mendim nga një ekspert i pavarur i cili do ta vlerësojë raportin mjekësor dhe do të tregojë nëse Gjoko Popovski është i aftë të vijë në gjykim ose jo.“Nëse…
Author: almakos
Kuvendi miraton Nevojën për sjelljen e ligjit për gjuhët. Me 66 vota pro dhe 41 kundër deputetët i dhanë dritën jeshile propozimit të qeverisë që të vazhdohet diskutimi material në lexim të dytë ku, pritet që të ketë edhe ndërhyrje me amendamente, raporton SHENJA. Kundër këtij ligji votuan vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputeti Ilija Dimovski tha se me këtë ligj nuk zgjidhet të gjitha çështjet e shqiptarëve, ndërsa ai diskriminon gjuhët e pakicave në vend.
15 November Presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti dje në mbrëmje në Uashington, duke i dhënë fund turit të tij 12-ditor në pesë vende të Azisë. Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë rreth orës 21:00 (02:00 GMT) pas një udhëtimi prej 32 000 kilometrash që përfshinte Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin, Filipinet dhe Havain. “Ishte me të vërtetë një udhëtim i mrekullueshëm”, tha Trump për gazetarët. Turi i presidentit në vendet e Azisë, përfundoi dje në mëngjes në Filipine i vlerësuar për përpjekjet e tij për nxitjen e marrëveshjeve më të drejta tregtare. “Këto 12 ditë kanë qënë me të…
Ndërmjetësuesi i Kombëve të Bashkuara në kontestin për emrin Methju Nimic në takimin me përfaqësuesit e Greqisë Adamantios Vasilakis dhe të Maqedonisë Vasko Naumovskin të caktuar për më 20 dhe 21 nëntor në Nju-Jork do të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e kontestit, njoftojnë mediat greke. Athina pret pas fitores së kryeministrit Zoran Zaev në zgjedhjet lokale dhe stabilizimit të Qeverisë nga Maqedonia të vazhdojë me aktivitetet e “vullnetit të mirë” me të cilat do të tregojë se e braktis irredentizmin, siç është ndryshimi i emrit të aeroportit në Shkup dhe largimin e përmendoreve të vendosura në kohën e…
Për shkak të mungesës të justifikuar të avokatit mbrojtjës,sot në Kumanovë është shtyrë ndëgjimi i ish shtetasit boshnjak Boban Iliç, i cili vitin e kaluar shtyp për vdekje vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu. Seanca e ardhshëme, është caktuar për 29 nëntor të këtij viti. I akuzuari ngarkohet se më 25 qershor të vitit të kaluar ka shtypur me makinë Almirin në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë pas një zënke banale me babain e Almirit për radhë në shtëpinë e shëndetit, me ç’rast pas një jave, për shkak të lëndimeve të marra, fëmija katërvjeçar u është nënshtruar plagëve. Në…
Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar kështu përmbytje të shumta. Si pasojë e reshjeve dhe stuhive të forta në Mandra një grua e moshuar ka humbur jetën. Stuhia e fuqishme goditi mëngjesin e sotëm Greqinë dhe sipas të dhënave të para, gruaja e moshës 75-80 vjeç u gjet e vdekur në rrugën Koropouli. Gjithashtu pasoja të rënda raportohen nga Mandra, Attica, Nea Peramos dhe në rajonin më të gjerë të Megarës nga shiu i rrëmbyeshëm.
Reshjet e dëborës dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme serioze të qarkullimit në Sllovenia, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë. Kroacia u përball që në fillim të javës me një stuhi bore, e cila i detyroi autoritetet të ndalonin lëvizjen e trageteve e mbolli kaos nëpër rrugë. Zonat më të prekura ishin ato përreth Capella-s, Slim-it dhe Gorski Kotarit, njofton Top Channel. Zyrtarët vendas kanë lëshuar paralajmërime për rrëshqitje dheu e kanë kërkuar të mos lëvizet me kamionë me rimorkio. Pika e kontrollit Pasay në kufirin kroat me Slloveninë është mbyllur, njoftoi kanali televiziv i Shkupit A1 On. Edhe në Slloveni, situata…
15 November Prej sot hyn në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete. Me mosrespektimin e rregullave për mbajtjen e pajisjeve dimërore shoferët e vendosin veten por edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion në rrezik dhe njëkohësisht, sipas nenit 361 nga Ligji për siguri në qarkullimin e rrugëve, parashikohen gjoba prej 45 eurove në kundërvlerë të denarit, respektivisht shoferit do t’i regjistrohen 25 pika negative. Nëpunësi policor, mund të urdhërojë që shoferi ta ndalojë lëvizjen e mëtejshme të automjetit, nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje dhe përdorim të obligueshëm të pajisjeve dimërore.…
15 November Federata e Fermerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM) sot e shënon jubileun, 15 vite ekzistencë. FFRM është themeluar në Kavadar, ku u mbajt edhe kuvendi i parë konstitutiv në korrik të vitit 2002. Fillimisht u quajt Federata e fermerëve të Maqedonisë (FFM) dhe me të udhëhiqte Petko Zllatev. Si model konstruktiv në vitin 2004 e merr shembullin e fermerëve suedezë dhe organizimin e tyre përmes lidhjes së marrëveshjes për bashkëpunim me Federatën zvicerane të fermerëve (LRF). Agjencia suedeze për zhvillim (Sida) e njohu rëndësinë e formimit të një organizate të këtillë dhe së bashku me LRF-në në 10…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet të votojë për nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq në fazë të dytë deputetët do të mund të dorëzojnë amendamente. Deputetët e opozitës edhe dje kërkuan tërheqjen e këtij propozim-ligji, ku sipas tyre ky ligj nuk i ndihmonë qytetarët e Maqedonisë dhe len jashtë bashkësitë tjera etnike. VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë se po keqpërdor siglën e BE-së me arsyetimin se nuk përmendet se me cilin ligj të BE-së përputhet propozim ligji për gjuhët. Deputeti Emil Dimitriev, ndër të tjera në deabtin e djeshëm(e martë) tha se ligji nuk…
Sot pritet që në gjykatën e Kumanovës të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së Almir Aliut.Në një rrëfim ekskluziv për TV SHENJA,e ëma e Almirit, kërkoi që drejtësia të vije në vend.“Unë kisha dasht që kjo fatkeqësi të mos i ndodh as armikut më të madh, sepse të të humbë fëmiu prej një dore të keqe nuk është e lehtë. Unë si prind e përjetoj shumë rëndë humbjen e djalit. Unë natën e 25 qershorit, deri sa t’i shkoj djalit pranë. Unë shkova me shëru djalin, e se djali po më ndërron jetë, unë nuk mundem ta përballoj…
Ka sjellë reagime të nxehta deklarata e udhëheqësit të muslimanëve të Bosnjës se Sarajeva do të njohë shtetin e Kosovës. I pari në rradhë ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e ka cilësuar deklaratën si të “papërgjegjshme”. “Ajo intervistë ka komplikuar shumë gjërat në rajon. Nëse unë do ta thoja që duhet të njohim pavarësinë e Republika Srbska-s, do më dërgonin urgjent në Gjykatën e Hagës”, tha Vuçiç për gazetarët. Duke iu referuar intervistës së Izetbegoviçit, Vuçiç tha se ajo është komplekse por nuk duhet marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk tregon përgjegjësi politikani. “Duket të jemi…

