Ka sjellë reagime të nxehta deklarata e udhëheqësit të muslimanëve të Bosnjës se Sarajeva do të njohë shtetin e Kosovës. I pari në rradhë ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e ka cilësuar deklaratën si të “papërgjegjshme”. “Ajo intervistë ka komplikuar shumë gjërat në rajon. Nëse unë do ta thoja që duhet të njohim pavarësinë e Republika Srbska-s, do më dërgonin urgjent në Gjykatën e Hagës”, tha Vuçiç për gazetarët. Duke iu referuar intervistës së Izetbegoviçit, Vuçiç tha se ajo është komplekse por nuk duhet marrë seriozisht ngaqë sipas tij nuk tregon përgjegjësi politikani. “Duket të jemi…
Author: almakos
Zëvendës ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Michel Sison, tha sot në Nju Jork, se zgjedhjet e fundit lokale ishin një tregues i përparimit të mëtejshëm në Kosovë.“Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha Sison, në mbledhjen e rregullt të KS të OKB-së për Kosovën, ku është diskutuar raporti i fundit i sekretarit të të përgjithshëm Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.Diplomatja amerikan theksoi se është koha për të ndryshuar misionin e OKB-së në Kosovë dhe se është e nevojshme që të ketë një periudhë raportimi nga tre muaj në gjashtë muaj.Ajo gjithashtu tha se është…
14 November Lista Serbe ka ngrirë çdo formë të komunikimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Me këtë vendim, ky subjekt politik, i cili përfaqëson serbët e Kosovës në institucionet qendrore dhe lokale, e ka njoftuar Thaçin me anë të një letre. Dërgimin e letrës në adresë të presidentit e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë shefi i zyrës partiake për bashkëpunim me mediat, Igor Simiq. Në letër thuhet se politika e presidentit Hashim Thaçi në raport me pozitën dhe të drejtat e serbëve të Kosovës është kundërkushtetuese, jo e drejtë dhe e dëmshme për popullin serb. Lista Serbe proteston për faktin se Thaçi,…
BDI dhe LSDM ia kanë vënë syrin Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas burimeve partiake këto dy parti duket që janë bërë pishman që këtë dikaster ia kanë ndarë Aleancës për Shqiptarët dhe pas zgjedhjes së Arben Taravarit për kryetar në Komunën e Gostivarit, ka tendenca për ndryshim të dikastereve. Sipas këtij skenari, BDI dhe LSDM dëshirojnë që Aleancës t’ia marrin Ministrinë e Shëndetësisë dhe në vend të saj t’i japin një ministri tjetër, si dhe postin që e ka lëshuar Ramiz Merko, atë të ministrit pa resor për investime të huaja. Nga LSDM nuk kanë precizuar një gjë të tillë, por…
Nën moton “Gratë dhe diabeti – e drejta jonë për të ardhme të shëndoshë” u shënua Dita botërore e diabetit. Bojan Kirov, kryetar i lidhjes së shoqatave të diabetikëve, shpreh shqetësim se për çdo vit rritja e numrit të personave të prekur nga sëmundja e diabetit është e pashmangshme. Ai më tej sqaron se gjatë viteve të kaluara problemet kanë qenë të shumta në lidhje me kualitetin e insulinës si dhe tregon se për çdo vit paraqiten raste ku kjo sëmundje i prek edhe fëmijët. BOJAN KIROV, KRYETAR I LIDHES SE SHOQATAVE TE DIABETIKEVE “Gjatë muajve të fundit kemi qenë…
Përfunduan diskutimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për propozimin e Qeverisë për nevojën për sjelljen e Ligjit për Gjuhët. Edhe në fjalimet e fundit, deputetët e opozitës maqedonase përsëritën qëndrimet e tyre kundër këtij propozimi. Deputeti Emil Dimitriev, ndër të tjera tha se ligji nuk duhet t’i dedikohet një ose dy gjuhëve por të gjitha gjuhëve që fliten në vend. EMIL DIMITRIEV, VMRO-DPMNE “Unë apeloj të mbledhim forcë dhe energji të flasim në këtë drejtim që është në kontribut të ndërtimit të bashkimit, në kontribut të forcimit të kohezionit ndëretnik në Maqedoni, prë çka ka bazë serioze sepse Maqedonia me shekuj…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shpreson se Shkupi dhe Athina së shpejti mund të gjejnë zgjidhjen për kontestin e gjatë lidhur me çështjen e emrit. Ai pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar në Lublanë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se takimi i të dyja palëve dhe ndërmjetësit ndërkombëtar Metju Nimic pritet të mbahet me 20 ose 21 nëntor, duke nënvizuar se pret që këto bisedime të intensifikohen gjatë këtij muaji. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË“Më 20 ose 21 nëntor presim që të bëhet takimi i parë i negociatorëve të të dyja vendeve me mediatorin Metju Nimic,…
Gjykimi për rastin “Trust” me të akuzuarin kryesor Sead Koçan filloi. Edhe pse mbrojtja përsëri kërkoi anulim të seancës meqë thanë se nuk i kanë parë tërësisht provat, gjykatësja më nuk toleroi prolongim dhe u kërkoi palëve që të thonë fjalët hyrëse. Sead Koçan i tha gjykatës se nuk ndjehet fajtor. Fajtor nuk ndjehej as Safet Batiç, pronar i firmës “Vato” nga Studeniçani dhe fajtor nuk ndjeheshin as drejtuesit e kompanisë “Sileks Nemetali” dhe “Transmetit”. Prokuroria Speciale ishte decide se në këtë rast ka krim i cili dëshmohet me manipulimin që e kanë bërë firmat fituese të tenderit 17 milion…
Një jetë e marrë padrejtësisht, që në moshë të hershme. Një mall që nuk mund ta shuaj as një oqean. Një familje që humbën më të dashurin e tyre. Një nënë që assesi nuk pajtohet me faktin që vogëlushin e saj nuk mund ta përkëdhel në prehrin e saj, ndërsa lotët janë gjëja e vetme përmes të cilës mund ta shpreh gjithë këtë mallëngjim. I ndjeri Almir Aliu, në vend që bashkë me bashkëmoshatarët t’i bashkohej bankave shkollore, trupi i tij po pushon në dheun e zi. Ndërkohë, vetëm një ditë na ndan nga fjalët përfundimtare në gjykatë, kur pritet…
Sindikata e gjykatave, SPOGJ, pasi e pa Buxhetin e propozuar për vitin 2018, kërkoi paga më të larta, ndërsa u kërcënua edhe me padi për t’i marrë shtesat e pagës të parashikuara me ligj. Të pakënaqur janë në shërbimin gjyqësor, por edhe nëpunësit në prokuroritë publike, si dhe në institucionet edukuese dhe ndëshkuese. Nëpunësit gjyqësor kërkojnë pagesë të shtesës së pagës prej 10 për qind dhe dallim të nivelit të karrierës. Kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor meqë nuk ua ka kthyer paratë që u ishin ndalur për shkak të grevës së vitit të kaluar. Karaxhovskin e konsiderojmë…
14 November VMRO-DPMNE-ja kritikon politikat e qeverisë së Zoran Zaevit për ndalimin e punës dhe prishjen e projektit “Shkupi 2014”. Sipas tyre, LSDM po shkatërron figurat që përfaqësojnë etnitete të ndryshme, siç është ajo e Nënë Terezës. VMRO-DPMNE-ja thotë se me rikthimin e tyre në Qeveri, do të rindërtojnë atë që tani po i shkatërron LSDM-ja e Zoran Zaevit. Kjo është shenjë se Qeveria zhytet në mungesë të ideve ndërsa Maqedoninë e fut në një krizë ende më të thellë. Në rrethana të këtilla, është e pritshme që Qeveria e paaftë e Zaevit nuk po mundohet që t’i zgjidh problemet…
14 November Prokurorët themelor publik do të duhet të raportojnë për mënyrën si është kryer hetimi për natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Njoftime të tilla ka dërguar kandidati i vetëm për postin e Prokurorisë së Përgjithshme, Ljubomir Joveski. Ai në linjë telefonike për Alsat M konfirmoi se do të kërkojë nga prokurorët që t’i raportojnë për punën e bërë deri më tani, por nuk tha nëse do kërkojë përgjegjësi nga kolegët e tij, nëse konstatohet se ndoshta qëllimisht ose paqëllim janë bërë lëshime në hetim. Një kundër kandidat i tij për postin e kreut të Prokurorisë themelore,…

