Sindikata e gjykatave, SPOGJ, pasi e pa Buxhetin e propozuar për vitin 2018, kërkoi paga më të larta, ndërsa u kërcënua edhe me padi për t’i marrë shtesat e pagës të parashikuara me ligj. Të pakënaqur janë në shërbimin gjyqësor, por edhe nëpunësit në prokuroritë publike, si dhe në institucionet edukuese dhe ndëshkuese. Nëpunësit gjyqësor kërkojnë pagesë të shtesës së pagës prej 10 për qind dhe dallim të nivelit të karrierës. Kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor meqë nuk ua ka kthyer paratë që u ishin ndalur për shkak të grevës së vitit të kaluar.
Karaxhovskin e konsiderojmë si fajtor kryesor për shkak se ato dy herë nga 40 për qind që vitin e kaluar na ishin mbajtur deri më 31 dhjetor të vitit 2016, ishin në llogari të gjykatave dhe thjeshtë mund të na ktheheshin me lejen e tij- deklaroi Verica Taseva, nënkryetare e SPOGJ-it.
Nëse nuk fillon sërish pagesa e këtyre të dhënave të pagës, siç është parashikuar me ligj, njerëzit, gjegjësisht të punësuarit në prokuroritë do të parashtrojnë padi dhe do t’i kërkojnë ato shtesa të pagës para shërbimeve kompetente. Këtë tashmë jemi duke e bërë- deklaroi Tërpe Deanoski, SPOGJ.
Lidhur me kërkesën për dorëheqje, njeriu i parë i Këshillit, Karaxhovski për Alsat M shprehet tha se Këshilli gjyqësor buxhetor dhe kryetarët e gjykatave i marrin vendimet në bazë të ligjeve ekzistuese. Kështu ka qenë deri tani dhe kështu do të punohet edhe në të ardhmen. Nga SPOGJ-i shprehen se kanë mirëkuptim për gjendjen e vështirë në shtet, por se duhet ta marrin atë që u takon.
Gorna Temenugov

