Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shprehur mbështetje të fuqishme për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po kërkojnë respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.
Përmes një reagimi publik, Vengu vlerësoi mobilizimin e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ata dëshmuan sërish se “gjuha nuk lyp leje”.
Statusi i plotë i deputetit Pirro Vengu:
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e treguan sërish se “gjuha nuk lyp leje”. 🇦🇱
Kësaj here më të shumtë, më energjikë dhe me mbështetjen e studentëve nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria. Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj.
Një shembull europian në zemër të Shkupit se si protesta paqësore dhe qytetare mund të kthehet në zërin e një të drejte themelore, larg tensioneve që nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë ku synojmë të jetojmë bashkë. 🇪🇺
E drejtë dje, e drejtë sot dhe më e fortë çdo ditë, deri në fitoren e saj.
Gjithmonë me ju! 🤝
StudentetShqip


