Rreth 30 nxënës nga shkolla fillore “Goce Dellçev” nga Demir Hisari janë lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjes rreth orës 7:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë. Krahas nxënësve të cilët kanë marrë lëndime trupore, rëndë është lënduar edhe shoferi i autobusit Z.S. (49) nga fshati Edinakovci, Demir Hisar. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën klinike në Manastir ku u është dhënë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit dhe fugonit me targa nga manastiri, i drejtuar nga S.S. (56) nga Krusheva. Komunikacioni nuk ka qenë në ndërprerje dhe është realizuar ekspertizë…
Author: almakos
Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë Johanes Han javën e ardhshme vjen në Maqedoni. Vizitën në Shkup ai e paralajmëroi në Tuiter pas takimeve në Bruksel me nënkryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe me shefin e diplomacisë Nikollla Dimitrov. “Me padurim e pres vizitën time në Shkup, javën e ardhshme, në kuadër të së cilës do të kem takime politike, por edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile”, publikoi Han në Tuiter. Në cicërimën e tij e vlerësoi si të shkëlqyer takimin me Osmanin dhe Dimitrovin. “Besoj se Qeveria do të shfrytëzojë këtë moment dhe se…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pret më 20 apo 21 nëntor të mbahet takimi i parë midis negociuesve nga Maqedonia dhe Greqia me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e kontestit të emrit, Methju Nimic. Këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryeministrin slloven, Miro Cerar. Zaev foli për zhvillimin e mëtejmë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, me ç’rast përmendi se në këtë drejtim para së gjithash fokusi vihet në zgjidhjen e kontestit me Greqinë. “Kjo është çështje megjithatë aktuale edhe në Maqedoni. E logjikshme ishte që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale…
Pesë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej tetë aksidente të regjistruara gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup, ndërsa në katër aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 93 automjete, raporton MIA. Siç informon MPB, gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar numër më të madh të kundërvajtjeve. Gjashtëdhjetë e dy shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, pesë persona janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe 24 shoferë të cilët e kanë…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha mbrëmë se shpreson se Shkupi dhe Athina së shpejti mund ta gjejnë zgjidhjen për kontestin e gjatë me dekada lidhur me çështjen e emrit. Greqia argumenton se emri Maqedoni implikon pretendime territoriale ndaj një rajoni grek me të njëjtin emër dhe për shkak të kësaj çështjeje, i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.“Më 20 dhe 21 nëntor do të bëhet takimi i parë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, dhe shpresoj se ne do të gjejmë zgjidhje e jo ta vonojmë atë”, tha mbrëmë në…
Nën moton “Gratë dhe diabeti – e drejta jonë për të ardhme të shëndoshë” sot shënohet Dita botërore e diabetit. “Me këtë rast, Lidhja e shoqatave të diabetikëve në Maqedoni organizon manifestim në të cilin do të ketë fjalim kryetari i Lidhjes, Bojan Kirov. Janë paralajmëruar edhe fjalime të drejtoreshës së Klinikës për endokrinologji, Sasha Jovanovska Mishevska, dr. Irfan Ahmeti nga Komisioni kombëtar për diabet dhe ambasadorit francez, Kristian Timonie.
Debati kuvendor do të vazhdojë sot në orën 12 për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë. Debati i seancës së 15-të kuvendore për këtë ligj u ndërprit para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, ndërsa vazhdoi dje. Edhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të sotëm të seancës së 15-të, deputetët i kanë paraqitur qëndrimet e ndryshme rreth projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve. Për pozitën duhet shoqëri bashkëhokore, multukulturore, multietnike, multiqytetare, ishte porosia e shumicës qeveritare e cila bëri thirrje fillimisht të miratohet nevoja nga miratimi i ligjit. Opozita, ndërkaq, e përsëriti qëndrimin se ligji është jokushtetues…
Modalitetet e komunikimit mes të dy vendeve, dhe mekanizmat e komunikimit në suaza të Bashkimit Evropian ishin një pjesë e temave për të cilat sot kanë biseduar ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të cilët janë takuar në margjinat e takimit me shefat e diplomacive të vendeve të BE në Bruksel. “Biseduam për çështjet e lidhura me komunikimin, mekanizmat e komunikimit në BE, me ç’rast potencova se duhet të kemi politikë të duhur që të kemi komunikim të duhur”, tha Koxias pas takimit. Ai në bisedën me Dimitrovin ka potencuar se…
Edhe përkundër paralajmërimeve, ende nuk janë bërë hapa konkret në drejtim të riformatimit të Qeverisë. Burime të Alsat-M brenda Qeverisë thonë se nuk ka ndonjë afat të caktuar për emërimet e ministrave dhe plotësimin e vendeve vakante në ekzekutiv. Ndërkaq kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela këmbëngul se emrin e ministrit të shëndetësisë do ta propozoj vetë ai. Jozyrtarisht Alsat mëson se emrat më të lakuar janë ai i Vullnet Feratit nga Tetova dhe Asim Izairit që vjen nga Gostivari. Megjithatë nuk përjashtohet edhe rokada e ministrive. Përfolët që Lube Boshkovski të marr postin e ministrit pa resor, që…
13 November VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese njofton se me kthimin e tyre në pushtet, gjithçka që do të rrënojë LSDM-ja, do ta rindërtoj dhe kthej në gjendjen e mëparshme. “LSDM-ja në vend se për ndërtim do të mbahet mend për frenim dhe rrënim. Sulmi ndaj përmendoreve të revolucionerit Qoseto, humanistes Nëna Terezë dhe Luftëtarit në kalë është goditje ndaj historisë dhe kulturës maqedonase dhe paraqet fillimin e përkuljes së kurrizit të kombit“, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së..
Edhe në pjesën e pasdites të vazhdimit të sotëm të seancës së 15-të, deputetët i kanë paraqitur qëndrimet e ndryshme rreth projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve. T’i përforcojmë ngjashmëritë pa garë etnike, të shkojmë përpara, të gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Na duhet shoqëri bashkëhokore, multukulturore, multietnike, multiqytetare, ishte porosia e shumicës qeveritare e cila bëri thirrje fillimisht të miratohet nevoja nga miratimi i ligjit, që pastaj të hyhet në debat thelbësor i cili do t’i heqë të gjitha dilemat dhe dyshimet rreth përmbajtjes dhe esencës së saj. Opozita, ndërkaq, e përsëriti qëndrimin se ligji është jokushtetues dhe se zbatimi tij…
Seanca për Ligjin për Gjuhët ka vazhduar sot pas një pauze të gjatë për shkak të zgjedhjeve lokale. Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhduan të mbajnë fjalimet duke kundërshtuar sjelljen e këtij ligji. Sipas deputetes Ana Llashkoska ky ligj është antikushtetues, ndërsa akuzoi LSDM-në se vepron kundër interesit të qytetarëve. ANA LLASHKOVSKA, VMRO-DPMNE “Ju vetëm dëshmuat se juve nuk ju intereson mendimi i qytetarëve, ju vetëm e konfirmuat atë se rezultatet e zgjedhjeve lokale, janë amin për të implementuar dygjuhësi në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Mirë është që këtë e tha deputete e LSDM-së pikërisht nga foltorja er Kuvendit. Kaq…

