Perspektiva e Maqedonisë drejt fillimit të negociatave qasëse për anëtarësim në BE, përparimi në implementimin e reformave dhe avancimi i raporteve të mira fqinjësore, ishin tema në të cilat u vendos fokusi sa i përket Maqedonisë në mëngjesin e sotëm të punës të ministrave të jashtëm të vendeve anëtarë të BE-së në Bruksel. Nën organizim të minstrave të jashtëm të Bullgarisë dhe Suedisë, në këtë takim morën pjesë edhe shefi i diplomacisë në vend, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, në formatin joformal – miq të Maqedonisë. Ata shprehën nevojën e mbështetjes nga ana e vendeve anëtare…
Author: almakos
Gjykata Penale në Shkup ka pranuar akt-akuzat e Prokurorisë Speciale Publike për rastet “Tarifa” dhe “Trajektorja”. Këshilli për vlerësimin e aktakuzave ka dhënë dritë të gjelbërt që këto lëndë të shkojnë për gjykim. Tani, lëndët duhet të ndahen tek gjykatësit dhe të caktohen datat për fillimin e seancës kryesore. Në rastin “Trajektorja” e cila ka të bëj me keqpërdorimet lidhur me ndërtimin e autostradave Milladinovci- Shtip, dhe Kërçovë- Ohër, të akuzuar janë ish zv/kryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, të cilët, ngarkohen se kanë keqpërdorur detyrën e tyre dhe autorizimet. Më…
13 November Maqedonia me 200 mijë persona të prekur nga diabeti prej të cilëve 400 deri 500 prej tyre janë fëmijë dhe çdo ditë zbulohen raste të reja të prekur nga diabeti, thonë nga Lidhja e Diabetikëve. Me përqindje në Maqedoni I bie rreth 10% e popullatës janë të prekur nga daibet. Po për fat të keq Maqedonia, si shtet e udhëheq atë shifrën e botërore të diabetit. Cdo ditë zbulojmë persona të cilët janë prekur nga diabeti, për fat të keq kemi edhe fëmijë të rinj deri 16 vjet, gjithsesi më i madh është numri i te prekurve TIP…
Nëse marrëveshja mes partive nuk mund të bëhet në Maqedoni, atëherë partitë politike mund të takohen në Paris. Kështu deklaroi ambasadori francez në Maqedoni Kristian Timonie, duke komentuar idenë që politikanë të Maqedonisë të bisedojnë në vilën Zhan Mone në Paris. Ai tha se ky takim duhet të jetë rezultat i gatishmërisë së tyre që të gjithë të marrin pjesë dhe së bashku të përshkojnë rrugën drejt BE-së. KRISTIAN TIMONIE, AMBASADOR FRANCEZ NË SHKUP “Duhet para se gjithash të gjithë të jenë dakord që të vijnë së bashku në vilën në Paris dhe në njëfarë mënyre ky është parakusht. Unë…
Projekti për ndërtimin e Rrugës së Arbërit në territorin e Maqedonisë është gati. I njëjti është miratuar edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe nevojitet të pranohet nga Qeveria, thotë përpiluesi i projektit, inxhinieri Shefik Aliti. Ai thotë se ky projekt është gati që në vitin 2008 dhe i njëjti ishte pranuar edhe nga ish-ministri i Transportit të Shqipërisë, Sokol Olldashi. SHEFKI ALITI, INXHINIER “Gjatësia prej Tirane deri në kufirin me Maqedoninë në fshatin Kollare nën Dibër ka qenë 64 kilometër. Prej aty pastaj shkon krahu në Peshkopi lartë, ndërsa tek ne më e arsyeshme është që autostrada të…
Për fatin e përmendores së Alekandrit të Madh në sheshin e Shkupit duhet të vendos qeverisa, sikur edhe për përmendoret e Nënës Terez dhe të Andon Janev Qosetos para Gjykatës Themelore – Shkupi 1. Grupi i punës i themeluar për shqyrtimin e përmendoreve ka rekomanduar largimin e tyre dhe tani i takon qeverisë që të ndërmerr hapin përfundimtar, nëse do të largohen apo jo. Ministri i i kulturës, Robert Allagjozovski nuk jep detaje mbi fatin e përmendoreve por thotë se shumë prej tyre janë ngritur pa leje apo se janë bërë shkelje të shumta të procedurave të ndërtimit. Shkupi 2014…
Bojan Iliqit, vëllaut të Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, Prokuroria e Kumanovës ka vendosur që t’ia tërheq akuzat, të cilat e ngarkonin për vepër penale “dhunë”. Ndërsa, kjo sipas avokatëve të familjes Aliu ka ndodhur në rrethana të paqarta dhe të papranueshme për ta, pasi sipas tyre ky veprim është krejtësisht në kundërshtim me dëshmitë materiale dhe verbale që ata i kanë siguruar dhe prezantuar në gjykatë. Ata thonë se në këtë rast Prokuroria është treguar e njëanshme, pasi për të njejtën vepër penale “dhunë”, akuzohen edhe tre familjarët e Alimirit, Sedat Aliu, Abdulla Aliu…
13 November Së paku 11 policë janë përjashtuar nga puna për ngjarjet e dhunshme më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Vendimi është marr pasi është konstatuar veprimi i tyre në kundërshtim me rregullat e MPB-së. Ata ishin në punë ditën kur në Kuvend ndodhën trazirat, por nuk kanë vepruar në parandalimin e turmës së protestuesve në Kuvend. Sipas të dhënave jo zyrtare ky numër nuk është përfundimtar pasi pritet të ketë edhe pjesëtarët të tjerë që mund të largohen nga puna për shkak të konstatimit të përgjegjësinë së tyre. Hetimet për ngjarjet e dhunshme në hapësirat e institucionit ligjvënës…
13 November Niveli i lartë i ajrit të ndotur ka mbizotëruar dhe sot në shumë komuna të vendit. Sipas stacioneve matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor, koncentrimi më i madh i grimcave PM10 dhe PM 2,5 rezulton të jetë në komunën e Tetovës, Kërçovës, Kumanovës, Qendrës, Gazi Babës dhe vendbanimit Rektorat. Pavarësisht kësaj situate, Qyteti i Shkupit ende nuk ka filluar me zbatimin e masave konkrete kundër ndotjes së ajrit. Kreu i qytetit të Shkupit Shilegov, deklaroi se ky problem jetik me të cilët përballen qytetarët do të tejkalohet gjatë periudhës që vjen. Shkupi sot është qytet me shumë sfida.…
13 November Qeveria e re shkurtoi mbi 740 mijë euro në buxhetin e Prokurorisë Themelore Publike, për vitin e ardhshëm. Me buxhetin e ri për vitin 2018 prokurorët e rregullt do të punojmë me më pak para. Këtë vit, Prokuroria Themelore disponon me 11 milion e 700 mijë euro, ndërsa vitin e ardhshëm do të kenë mundësi të shpenzojnë 10 milionë e 990 mijë. Vizart Buxhetet e Prokurorisë Themelore Publike 2017 2018 11 milion 700 mijë 10 milion 990 mijë euro 740.000 euro më pak Në buxhetin e vitit të ardhshëm minimalisht më shumë para do të ketë për gjyqësorin,…
Njëmbëdhjetë policë janë përjashtuar nga puna për shkak se gjatë dhunës më 27 prill në Kuvend, nuk kanë kryer obligimet e tyre. Lajmin për TV SHENJA, e kanë konfirmuar edhe nga policia. Periudhën e fundit në mënyrë intensive janë kërkuar policët të cilët kanë qenë atë natë në detyrë dhe të cilët kanë lejuar që të eskaloj situata dhe të shpërthej dhuna. Tani për tani 11 prej tyre kanë mbetur pa punë. Në takimin që kishte me gazetarët kohë më parë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se tani për tani 42 policë janë suspenduar nga puna, ndërsa…
13 November VMRO-DPMNE vë në pikëpyetje dialogun e Zhan Monesë me mos-prezencën e saj. Ata edhe sot vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se çështjet e rëndësishme duhet të zgjidhen me dialog ndërpartiak në nivel republikan dhe jo me ndihmën dhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. VMRO-DPMNE mbanë qëndrimin se në çdo shtet, për çështje të rëndësishme, dialogu duhet të bëhet mes partive dhe në suaza të institucioneve shtetërore. Për momentin nuk e shohim të arsyeshme e as nuk e dimë temën për një tjetër nivel takimesh- thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. Kumtesa e VMRO-DPMNE-së që ngrit dyshime për pjesëmarrjen e tyre në dialogun…

