Njëmbëdhjetë policë janë përjashtuar nga puna për shkak se gjatë dhunës më 27 prill në Kuvend, nuk kanë kryer obligimet e tyre. Lajmin për TV SHENJA, e kanë konfirmuar edhe nga policia.
Periudhën e fundit në mënyrë intensive janë kërkuar policët të cilët kanë qenë atë natë në detyrë dhe të cilët kanë lejuar që të eskaloj situata dhe të shpërthej dhuna. Tani për tani 11 prej tyre kanë mbetur pa punë.
Në takimin që kishte me gazetarët kohë më parë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se tani për tani 42 policë janë suspenduar nga puna, ndërsa kundër 70 prej tyre po udhëhiqet procedurë disiplinore.

