Nëse marrëveshja mes partive nuk mund të bëhet në Maqedoni, atëherë partitë politike mund të takohen në Paris. Kështu deklaroi ambasadori francez në Maqedoni Kristian Timonie, duke komentuar idenë që politikanë të Maqedonisë të bisedojnë në vilën Zhan Mone në Paris. Ai tha se ky takim duhet të jetë rezultat i gatishmërisë së tyre që të gjithë të marrin pjesë dhe së bashku të përshkojnë rrugën drejt BE-së.
KRISTIAN TIMONIE, AMBASADOR FRANCEZ NË SHKUP
“Duhet para se gjithash të gjithë të jenë dakord që të vijnë së bashku në vilën në Paris dhe në njëfarë mënyre ky është parakusht. Unë mësova se ka marrëveshje parimore që në njëfarë mënyre janë arritur. Megjithatë, nëse marrëveshja mes partive nuk mund të bëhet në Maqedoni, atëherë mund të takohen në Paris. Për ne, para se gjithash, kjo është punë e partive të Maqedonisë, ndërsa ne do të jemi vetëm nikoqir qëllimirë”
Timonie konsideron se nëse nuk mund të gjejnë mënyrë që të punojnë së bashku, do të shtrohet pyetja se cili do të jetë vendi i Maqedonisë në Union.
KRISTIAN TIMONIE, AMBASADOR FRANCEZ NË SHKUP
“Nëse partitë e Maqedonisë nuk arrijnë të gjejnë mënyrë që të punojnë së bashku, mund të pyetemi se cili do të jetë vendi i Maqedonisë në Evropë. Kuptohet, atë marrëveshje ua lë palës maqedonase”
Përndryshe, ambasadori Francës mori pjesë në Manastir në Ditën Shkencore kushtuar Luftës së Parë Botërore, për temën “Shoqëritë ballkanike në Luftën e Parë Botërore” . Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ekspertë na Franca, Romania, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. Ajnur Bafqari /SHENJA/

