Author: almakos

Në Bruksel sot pritet që të ketë takim mes ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe ministrit grek Nikos Kocijas. Takimi është konfirmuar nga të dyja ministrit.Pritet që në takim të flitet për vazhdimin e bisedimeve për zgjedhjen e kontestit të emrit e paralajmëruar për në fund të muajit si dhe për masat për rritjen e besimit mes të dy vendet.Ministri grek Kocijas, gjatë vikendit ka deklaruar se Greqia dëshiron që të zgjidh çështjen e emrit dhe këtë e ka bërë të qartë tek partnerët e saj, BE dhe Uashington.Ai edhe më parë ka deklaruar se pret…

Lexo më Shumë

Një person e ka humbur jetën, një është lënduar më rëndë, ndërsa 22 janë lënduar më lehtë në 13 nga gjithsej 27 aksidentet e regjistruara gjatë fundjavës së kaluar në territorin e Shkupit. Në 14 aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç informon MPB, të premten policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjashtë aksidente trafiku, prej të cilëve në tre më lehtë janë lënduar tetë persona, ndërsa në tre janë shkaktuar dëme materiale. Të shtunën janë regjistruar 16 aksidente rrugore, ku në shtatë aksidente janë lënduar 11 persona, ndërsa në të tjerët ka pasur dëme material, raporton MIA. Në një nga…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme do të dihet fati i kombinatit metalurgjik “Feni Industri” në Kavadari. Sot në Gjykatën Themelore në Veles është caktuar seancë në të cilën do të vendoset për hapjen e procedurës falimentuese të kombinat, ndërkaq “Enkod”-i bullgar deri sot ka afat të paraqesë ofertë të re. “Pritet që deri të hënën Enekod të japë ofertë të përmirësuar ndaj bankave, por edhe në qoftë se kjo nuk ndodh përsëri jam optimist se edhe përmes procedurës gjyqësore do të ndodhë riaktivizim i Fenit për një muaj e gjysmë deri në dy muaj. Për kompaninë ka më shumë investues të…

Lexo më Shumë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot duhet ta propozojnë debatin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në kornizë të seancës së 15 e cila u ndërpre më 23 shtator për shkak të fushatës së zgjedhjeve lokale. Ligji i gjuhëve në seancë plenare i parapriu mbështetjes ligjore të Komisionit të Kuvendit për Çështje Evropiane  dhe Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive. Ardhja e ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë, bëri që deputetit i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski gjatë seancës plenare të kërkojë pauzë, pauzë kjo që ka zvarritur edhe më shumë kalimin e këtij propozim-ligji me debat të shkurtër dhe në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Visar Ganiu nga radhët e BDI-së është kryetari i katër viteve të ardhshme në Komunën e Çairit. Në vendvotimin 2901 në Çair ku dhe u mbajt raund i tretë për shkak të një shkeljeje në këtë vendvotim, fitues rezulton të jetë kandidati i BDI-së Visar Ganiu me 169 vota(62, 13%), ndërkohë për kandidatin nga radhët e Lëvizjes Besa kanë votuar 98 qytetar ose 36.03%. Nga gjithsej 719 votues me të drejtë vote vetëm 267 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votimit. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim votuan 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes…

Lexo më Shumë

12 November Keshilli zgjedhor në votimi në vendvotimin 2901 në Çair, jo zyrtarisht ka shpallur rezultatet e para të votimit. Gjatë rivotimit të sotëm Visar Ganiu i BDI-së ka marre 169 kurse Zeqirja Ibrahimi i Lëvizjes Besa ka marrë vetëm 98 vota nga gjithesej 272 vota të hedhura sot në kutinë e votimit. Gjate orëve ne vijim pritet dhe konfirmimi zyrtar nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ndryshe në këtë vendvotimin gjithsej ishin të regjistruar 719 zgjedhës dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar…

Lexo më Shumë

Gjatë konferencës për shtyp edhe zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu përcolli disa mesazhe për, siç e quajti ai, uzurpatorin më të ri të komunës së Çairit. “Ai mund të jetë kryetar i Çairit për LSDM-në dhe për kryetarin e LSDM-së, që dje i quante bashkëpartiakët e tij kriminelë e të korruptuar, por jo edhe për qytetarët e Çairit, Ai mund të jetë kryetar për ata policë e vagabondë të mbështetur nga policia që sot i bllokuan hyrjet e ndërtesave dhe i penguan qytetarët të votojnë, por jo edhe për qytetarët e Çairit, Ai mund të jetë kryetar i Çairit…

Lexo më Shumë

Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA tha se për ata këto zgjedhje janë jolegjitime dhe të manipuluara. “Ata deshën që nëpërmjet kësaj kutie t’i legjitimojnë 85 kutitë e tjera, të manipuluara. Por këtë, mund t’ia shesin dikujt tjetër, por jo dhe neve. Për neve këto zgjedhje janë jolegjitime, të manipuluara dhe për asnjë standard demokratik. Deri sa, nuk hapen kutitë dhe të bëhet ekspertizë në fletëvotimet e pavlefshme, kjo për neve mbetet kështu”, tha Zeqirija Ibrahimi, raporton SHENJA.Ai shtoi se të gjithë qytetarët e Çairit e dinë se kush është fituesi real i zgjedhjeve në Çair, madje edhe ata, siç tha…

Lexo më Shumë

12 November Plotësimi i vendeve vakante të ambasadorëve në Përfaqësitë Konsullore Diplomatike të Maqedonisë në botë mbetet proces i papërfunduar dhe i paqartë. Edhe pse në planin për reforma 3-6-9 qëndron qartë se do të zhvillohen konsultime me Presidentin Ivanov i cili është një nga filtrat nëpër të cilat kalon përzgjedhje, as nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe as nga Kabineti i Presidentit, për ditë me rradhë nuk janë përgjigjur në pyetjet e Alsat se si po rrjedhin këto konsultime. Ditë më parë, ministri Jashtëm Nikolla Dimitrov vetëm deklaroi se procesi ka ngecur përshkak të zgjedhjeve lokale por që…

Lexo më Shumë

Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi në një konferencë për media tha se dëshiron të ja uroj fitoren kandidatit të LSDM-së në komunën e Çairit.“Fitore e vjedhur por ata e quajnë fitore, dhe nëse ata e pranojnë si të tillë, ne ua urojmë. Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha ata qytetarët që morën guxim dhe përkundër shumë presioneve e zhvatjeve sot dolën të votojnë. Së dyti më vjen keq për ata qytetar që sot u burgosën me burg shtëpiak nga vagabondët e partive në pushtet dhe nga zyrtar të policës dhe nuk i lejuan…

Lexo më Shumë

Deri në orën 17.00 jehona e votuesve në vendvotimin 2901 në Çair, është 34.9 për qind, gjegjësisht 251 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, nga gjithsej 719 votues të regjistruar.“Votuesit kanë mundësin që të parashtrojnë ankesa deri tek KSHZ- në afat prej 24 orëve. Deri tani nuk është parashtruar asnjë ankesë. Rezultatet e para që do të arrijnë në mënyrën elektronike, do të shpallen në faqen rezultati.sec.mk”, kanë thënë nga KSHZ.

Lexo më Shumë

Në takimin e përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Pogradec pala shqiptare do të kërkojë nga pala maqedonase që ta vazhdojë rrugën “Arbëri” edhe në territorin e saj, paralajmëroi kryeministri shqiptare Edi Rama gjatë vizitës së tij të sotme në Peshkopi.Ndërtimi i Rrugës së Arbrit në gjatësi prej 75 kilometra, zyrtarisht do të fillojë vitin e ardhshëm. Rruga do të kushtojë 33,6 miliardë lekë dhe për 100 kilometra do ta shkurtojë largësinë nga Tirana deri në Dibër.“Në takimin me kryeministrin e Maqedonisë në tetor, u dakordësuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie,…

Lexo më Shumë