Gjatë konferencës për shtyp edhe zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu përcolli disa mesazhe për, siç e quajti ai, uzurpatorin më të ri të komunës së Çairit.
“Ai mund të jetë kryetar i Çairit për LSDM-në dhe për kryetarin e LSDM-së, që dje i quante bashkëpartiakët e tij kriminelë e të korruptuar, por jo edhe për qytetarët e Çairit, Ai mund të jetë kryetar për ata policë e vagabondë të mbështetur nga policia që sot i bllokuan hyrjet e ndërtesave dhe i penguan qytetarët të votojnë, por jo edhe për qytetarët e Çairit, Ai mund të jetë kryetar i Çairit për ata që sot i blenë ose ua morën me dhunë letërnjoftimet dhe pasaportat qytetarëve të Çairit dhe ua mbajtën peng deri pas orës 19.00, por jo edhe për qytetarët e Çairit, Ai mund të jetë kryetar i Çairit për atë ministrin që tha “sakampobedavo Çair po sekoja cena”, por jo edhe për qytetarët e Çairit”, tha Fazliu.
Fazliu më tutje tha Ganiu mundë të jetë kryetar i Cairit “për atë ish zëvendësministër të BDI-së që këto ditë i ofronte në Çair 5000 euro për 30 vota, por jo edhe për qytetarët e Çairit”.
“Ai mund jetë kryetar për Mile Zeçeviqin dhe LubeBoshkovskin, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar për kryetarin e BDI-së, më saktë i degës shqiptare të LSDM-së, që pasi e humbi betejën me neve në Çair, kërkoi nga LSDM-ja t’ia bëjë fitoren, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar i Çairit për atë deputetin e LSDM-së, i cili nga shtabi i tij në kompleksin e vjetër në Fushë Tophanë ndante nga 2000 denarë për familje që të dalin të votojnë, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar i Çairit për atë zejtarin që e ka dyqanin në lagjen e ndërtesave në Çair, i cili bashkë me dy shokët e tij e kishin për detyrë t’i kontrabandonin qindra fletëvotimet dublikate, por jo edhe për qytetarët e Çairit”, tha Fazliu.
Ai shtoi se Ganiu mund të jetë “kryetar i Çairit për atë zeshkanin e trashë të lagjes “PereToshev”, që ditën e diel i bleu për të më shumë se 800 vota të romëve në Tophane, por jo edhe për qytetarët e Çairit”
“Ai mund të jetë kryetar i Çairit për atë që i shiti 12 vota për 8.000 euro, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar i Çairit për ata që në cilësinë e analistëve nuk lanë gjë pa shpifur për neve, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar i Çairit për ata që në mënyrën më të poshtër e thyen pasëordin e kandidatit tonë që edhe ashtu t’i ndihmojnë atij, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar i Çairit për ato portale që i botonin korrespodencat private nga e-maili i kandidatit tonë, të cilët pushteti “reformator” i shpërblen bile, por jo edhe për qytetarët e Çairit; Ai mund të jetë kryetar i Çairit për ata të mafisë urbane që festuan bashkë me të nën krisma të automatikëve në shesh, por jo edhe për qytetarët e Çairit”, tha Fazliu, duke shtuar se “nëse atij dhe kryetarit të tij, pra Kryeministrit, nuk u pengon të jenë të këtillë në Çair, atëherë e mbajtshin me shëndet këtë fitore!
Beteja jonë për drejtësi, demokraci dhe mirëqenie vazhdon!”.

