Deri në orën 17.00 jehona e votuesve në vendvotimin 2901 në Çair, është 34.9 për qind, gjegjësisht 251 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, nga gjithsej 719 votues të regjistruar.“Votuesit kanë mundësin që të parashtrojnë ankesa deri tek KSHZ- në afat prej 24 orëve. Deri tani nuk është parashtruar asnjë ankesë. Rezultatet e para që do të arrijnë në mënyrën elektronike, do të shpallen në faqen rezultati.sec.mk”, kanë thënë nga KSHZ.
Author: almakos
Në takimin e përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Pogradec pala shqiptare do të kërkojë nga pala maqedonase që ta vazhdojë rrugën “Arbëri” edhe në territorin e saj, paralajmëroi kryeministri shqiptare Edi Rama gjatë vizitës së tij të sotme në Peshkopi.Ndërtimi i Rrugës së Arbrit në gjatësi prej 75 kilometra, zyrtarisht do të fillojë vitin e ardhshëm. Rruga do të kushtojë 33,6 miliardë lekë dhe për 100 kilometra do ta shkurtojë largësinë nga Tirana deri në Dibër.“Në takimin me kryeministrin e Maqedonisë në tetor, u dakordësuam për të realizuar në Pogradec një mbledhje qeverie,…
12 November Maqedoniа ka gjasa të mbetet pa mjekë specialistë. Për dy vjet, më shumë se dy mijë mjekë specialistë do të dalin në pension, por nuk do të ketë kush t’i zëvendësoj, sepse specialistët e rinj, për shkak të pagave të ulëta, po ikin jashtë vendit. Ata që mbeten janë të paktë, dhe aq më i vogël është numri i atyre që mund ti zëvendësojnë. Gjendja më kritike është në Klinikën e Endokrinologjisë e cila tani po përballet me mungesë të kuadrit. Ne presim një largim të madh të potencialit mjekësore, dhe sidomos të të rinjve. Deri në vitin…
Avokati i Popullit thotë se ka nisur të bie numri i ankesave për shkelje të të drejtave të njeritu, por këtë fakt ia referon optimizmit, e jo pesimizmit të qytetarëve për zgjidhje të problemeve. Sipas tij, qytetarët janë optimist se Qeveria e re do të përmirësojë gjendjen e tyre, prandaj edhe nuk e kanë marrë mundimin të bëjnë ankesa deri tek institucioni i tij. Në intervistën për radion Evropa e Lirë, Memeti ka theksuar se rënia është për disa mijëra ankesa. “Derisa në vitin 2015 ishte viti ku masovikisht kemi pranuar ankesa 4200, në vitin 2016 ky numër u ul…
Institucionet pritet që të merren vesh se cilat rregullore dhe ligje do të ndryshohen që të ulet ndotja e ajrit. Nga Ministria e ekonomisë për Alsat M thonë se në koordinim me institucione tjera do të propozojnë ndalesë për ngrohjes e amvisërive me qymyr, ndërsa do të propozohen edhe subvencione për familjet e rrezikuara sociale që të mund t’i ndërrojnë shporetët e vjetër me të ri. Gjithashtu do të ndryshohen dispozitat ligjore të automjeteve. Do të propozojmë ndryshimin e më shumë rregulloreve që janë pjesë e Ligjit për automjete, në pjesën e kategorizimit të automjeteve sipas EURO standardeve. Për momentin…
Sipas informacioneve jozyrtare grupe njerëzish po qëndrojnë nëpër hyrje të ndërtesave rreth vendvotimit 2901 në Çair, dhe ushtrojnë presion për mos-dalje në votime.Personat e njëjtë pengojnë qytetarët që të mos realizojnë të drejtën e votës.Kujtojmë se në këtë vendvotim të drejtën e votës e kanë 719 qytetarët.
Policia së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Punës, kanë bastisur dhjetëra objekte hotelierike dhe kanë mbyllur 13 lokale gjithandej Shkupit pasi ka vërejtur shkelje të ndryshme ligjore. Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski njoftoi se në objektet që kanë qenë pre e kontrollit janë gjetur edhe lëndë narkotike dhe është parë se klubet, kafenetë, madje u servojnë alkool fëmijëve të mitur.“Në tetë objekte është konstatuar se ka prani të fëmijëve të mitur, pas çka janë arrestuar katër persona të kësaj moshe. Dy prej tyre janë kapur pasi kanë përdorur drogë ndërsa dy të tjerë…
Rëndom secila rrugë të shpie diku, por kjo rrugë nuk të shpie askund. Këtu në të ashtuquajturën pikë kufitare, vetëm ky gur ndanë Llojanin nga Miratoca, respektivisht ndan llojanasit nga miratocasit. E derisa Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Serbisë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për hapjen e kësaj pike kufitare, banorët po vuajnë pasojat. Ne kemi nevojë me e hap kufirin, sepse kufiri na ka bërë pengesë. Gjithë familjen e kemi andej. Ne kur jemi martuar kufi s’ka pasur. E tani kufirin na e vendosën. Familjen e kemi atje. Po duhet me shkuar gjatë, 90 km duke qenë…
Deri në orën 13.00 sipas KSHZ-së, në vendvotimin 2901 në Çair kanë votuar 150 persona apo 20.86 %. Deri më tani procesi i votimit shkon mbarë.Çdo parregullsi mund të denoncohet në numrin e telefonit falas: 0800 555 44.Pres-konferencën e radhës KSHZ e caktoi në orën 18.00 ku do të dalë me rezultatet e jehonës së votuesve deri në ora 17.00
MPB ka publikuar video nga aksioni i djeshëm policor në objektet hotilerike dhe klubet e natës.[embedded content]
Për shkak të mbajtjes të Garës tradicionale rrugore të Atletikës në zonën qendrore të qytetit, sot në periudhën nga ora 16:00 e deri 17:00 e mbyllur për trafikun do të jetë rrugë 11.Tetori nga udhëkryqin te Kryqi i Kuq nëpër rrugën Dimitrie Çupovski deri te udhëkryqi në QT “Palloma Bjanca “, rruga Filip Vtori Dytë nga hoteli ” Holidej In” deri te udhëkryqi i rrugës “11 Oktomvri”. Autobusët që lëvizin linjat nr 50, 57 dhe 59 nga Bit Pazar do të lëvizin drejt bulevardit Koço Racin dhe rrugës Kiril dhe Metodij dhe do të vazhdojë në rrugën e vet. Në…
Arife Kurtishi (19) nga fshati Studeniçan, ka humbur. Familjarët thanë për SHENJA se ajo ka dalë nga shtëpia që nga 05.11.2017 në orët e paraditës dhe ende nuk ka asnjë shenjë se ku mund të gjindet. Që nga ajo ditë, policia është vënë në kërkim të saj në çdo qytet të Maqedonisë. Siç u shprehën familjarët, Arifja ka qenë nxënëse e shkëlqyer dhe shembullore dhe nuk mund të kuptojnë arsyet se pse të bëjë një veprim të tillë. Por sipas tyre, Arifja kohëve të fundit ka dhënë shenja depresioni. Familjarët luten që çdo kush që mund ta takoj dikund Afiren 19…

