Në pranverë mund të jepet dritë jeshile nga Brukseli për hapje të negociatave për pranim në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë, shkruan gazeta austriake Kurir. Se Maqedonia dhe Shqipëria janë në rrugë të mirë kah BE-ja, sipas kësaj gazete, ka vërtetuar edhe komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në takimet me gazetarët e rajonit të dielën në Tiranë. Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker, e theksoi 2025-tën si termin të mundshëm për pranim të anëtarëve të rinj në BE, por sipas asaj që Han u ka thënë gazetarëve në Tiranë, asnjëri shtet nuk ka garanci se…
Author: almakos
17 prokurorë të rinj gjithandej Maqedonisë pritet të emërohen gjatë një ose dy javëve të ardhshme pasi Këshilli i Prokurorëve tashmë ka mbaruar me shqyrtimin e kandidaturave dhe intervistimin e personave të interesuar për vende prokurorësh. Konkursi për këto vende i nisur vitin e kaluar dështoi, pas gjashtë muajsh zvarritje të Këshillit i cili assesi nuk fillonte emërimet. Ndërsa tani kanë mbetur edhe pak ditë para se të skadojë afati edhe për konkursin e dytë me radhë i cili si duket përfundimisht do të efektivizohet. Në rast se ndodhin emërimet siç është paraparë në konkurs, do duhet të zëvendësohen 17…
Kanë kaluar afro 40 ditë nga kërkesa e prokurores Liljana Spasovska për rigjykim të rastit Monstra, por kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Duke marrë parasysh se afati ligjor për të dhënë përgjigje në këtë kërkesë është 60 ditë, duket se kanë mbetur edhe vetëm 20 ditë deri tek vendimi përfundimtar i Trupit Gjykues të Gjykatës Supreme. Televizioni Shenja pyeti kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski se kur mund të pritet publikimi i vendimit përfundimtar për ose kundër rigjykimit. Vangellovski shkurt me sms porosi na u përgjigj se do bëhet brenda afatit të paraparë…
Nxënësit e shkollës së mesme të fshatrave Vaksincë dhe Llojan, transportin deri në Kumanovë e paguajnë vetë dhe jo komuna, edhe krahas asaj që shkollimi i mesëm është i obligueshëm, raporton SHENJA. Prindërit thonë se nuk pajtohen me këtë fakt, pasi në këtë mënyrë ata e ndjejnë veten të diskriminuar, duke pasur parasysh që me të njëjtin problem nuk përballen edhe nxënësit e fshatrave tjerë të komunës së Likovës. Ata thonë se disa herë kanë mbajtur protesata dhe kanë kërkuar nga Komuna e Likovës dhe Kumanovës që të gjendet një zgjidhje. “Faktikisht ligji i diskriminon këto nxënës të fshatit Llojan…
11 November Bashkëpunimi rajonal është kruciale për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviç tha se kjo do të jetë garancë për BE-në se kur të bëhemi pjesë e saj ne nuk do ta ngarkojmë me probleme të ndryshme nga e kaluara. Bashkëpunimi rajonal duhet të na ndihmojë neve të pajtohemi pas luftërave, do të duhet të na ndihmojë të hapemi mes vete dhe fqinjëve. Bashkëpunimi rajonal, Prrocesi i Berlinit janë rezultate direkte të një lloj vetëdije. Kësaj i shtohet edhe zhvillimi ekonomik si një prej kushteve që të shihemi, kuptohemi…
Me propozim-masat e Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit kundër ndotjes së ajrit nuk janë të kënaqur qytetarët me të cilët biseduam. Ata shprehen se nevojiten masa në të cilat shteti dhe komunat do të investojnë realisht dhe që do të kenë ndikim të drejtpërdrejt pozitiv në afat më të gjatë. Do të ishte më së miri që qytetarët të lirohen nga pagesa e biletave të autobusit në transportin urban. Gjithçka tjetër nuk është mirë. Ose makinat të qarkullojnë çift-tek, kjo një herë kishte ndodhur në Jugosllavi, nuk ka mënyrë tjetër”. Njëri variant është që makinat të qarkullojnë çift-tek. Varianti tjetër…
11 November Qeveria duhet të shpejtojë në sjelljen e ligjit të ri për përgjime, pasi Gjykata kushtetuese patjetër të prononcohet për kushtetutshmërinë e nenit 175 i cili i jep liri të plotë DSK-së drejtpërdrejt të përgjojë përmes operatorëve të telekomunikacionit. Shqyrtimi i këtij neni dhe anulimi i tij është edhe rekomandim i raportit të Pribesë, por nëse gjykata e anulon, ndërsa nuk ka mekanizma tjera, mund të krijohet vakum pa bazë juridike për përgjim. Ishin këto disa nga vlerësimet e gjykatëses Natasha Gaber Damjanovska në intervistë për emisionin “360 Gradë” e cila shtoi se gjykata mjaftë e ka pritur pushtetin.…
11 November Në mesnatë ka filluar heshtja zgjedhore që i paraprinë rivotimit në vendvotimin 29-01 në Komunën e Çairit. Pas vendimit të Gjykatës Administrative, edhe KSHZ-ja unanimisht vendosi për rrethin e tretë pas të cilit do të mësohet se kush do të udhëheqë me Komunën e Çairit. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona.
11 November Plani për reforma në arsimin fillor dhe të mesëm së shpejti do të gjendet në debat publik. Ndryshimet në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm po paralajmërohen tani disa muaj, por nga deri më sot nga Ministria e Arsimit nuk ka dhënë detaje se çfarë mund të përfshijnë këto reforma. Mësimdhënësit janë kureshtarë për këtë nismë të Arsimit duke përkujtuar institucionet gjegjëse se problemet janë evidente prej klasës së parë, që nga orët mësimore e deri tek lëndët mësimore. Janë të ngarkuar nxënësit shumë, të bëhen ndryshime sidomos lënda e shoqërisë të kyçet në atë të mjedisit…
Qendra për Shëndet Publik në Shkup përballet me mungesë të theksuar të stafit mjekësor. Në këtë qendër e cila mbulon të gjitha komunat e Shkupit ka vetëm një mikrobiolog dhe gjashtë epidemiologë. Mjekët e punësuar në këtë Qendër thonë se e kanë shumë të vështirë të mbulojnë të gjitha nevojat e pacientëve e në veçanti kur ka paraqitje të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme apo ndonjë epidemie. Numri i epidmilogëve në Qendrën për Shëndet publik për momentin është gjashtë dhe njëri është para provimit specialisitik, dmth shtatë. 1:30 Ky numër nuk është aspak i mjaftueshëm për shkak se brenda tre katër…
Këshilli i Prokurorëve Publik do të përsëris konkursin për Prokurorë Publik deri në plotësimin e organit të ndjekjes penale me 16 vendet vakante. Sipas Këshillit, konkursi nuk do të anulohet por do të pranohen ato kuadrot që përmbushin kriteret ndërsa vendet tjera do të plotësohen me konkurse shtesë deri në arritjen e numri të nevojshëm nëpër prokuroritë e vendit. Aty ku Këshilli vlerëson se duhet plotësuar do të emërohen prokurorë në bazë të kandidaturave të deritanishme, ndërsa në vendet tjera nëse nuk ka kandidat adekuat, do të përsëritet konkursi- thuhet në kumtesën e Këshillit. Në konkursin e fundit të shpallur…
11 November Në pranverë mund t’i jepet dritë jeshile nga Brukseli për hapje të negociatave për pranim në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Maqedonia dhe Shqipëria janë në rrugë të mirë drejtë BE-së ka thënë komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në takimet me gazetarët e rajonit të dielën në Tiranë. Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker theksoi 2025-tën si termin të mundshëm për pranim të anëtarëve të rinj në BE, por sipas Han, asnjëri shtet nuk ka garanci se atëherë do të kyçen. Hani në takimin me gazetarët ka theksuar se nëse vendoset afat konkret,…

