Kanë kaluar afro 40 ditë nga kërkesa e prokurores Liljana Spasovska për rigjykim të rastit Monstra, por kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Duke marrë parasysh se afati ligjor për të dhënë përgjigje në këtë kërkesë është 60 ditë, duket se kanë mbetur edhe vetëm 20 ditë deri tek vendimi përfundimtar i Trupit Gjykues të Gjykatës Supreme.
Televizioni Shenja pyeti kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski se kur mund të pritet publikimi i vendimit përfundimtar për ose kundër rigjykimit. Vangellovski shkurt me sms porosi na u përgjigj se do bëhet brenda afatit të paraparë ligjor…
“Pyetje e Televizionit Shenja
“Ju shkruaj për tju pyetur se kur do të vendosni për rastin “Monstra”. Kur e keni paraparë seancën e ardhshme?”
Jovo Vangellovski, kryetar i Gjykatës Supreme
“Publiku do jetë i njoftuar për vendimin”
Pyetje e Televizionit Shenja
“Por, kur do ta merrni vendimin pasi afati prej 60 ditësh skadon në datën 3 dhjetor?”
Jovo Vangellovski, kryetar i Gjykatës Supreme
“Vendimi do të merret brenda afatit ligjor””
Prokurorja Liljana Spasovska kërkoi rigjykim për rastin Monstra më 3 tetor. Fillimisht i dëgjoi argumentet e avokatëve të cilët e cilësonin akuzën si lojë e dobët e bazuar vetëm në supozime e fakte të rrejshme, dhe kjo e nxiti Spasovskën të çohet në këmbë dhe t’i thotë trupit gjykues se ky rast meriton rishqyrtim. Vlerësimi i saj ishte se të paktën, me rigjykim do të shoshiteshin dilemat e shtruara në opinion, pasi u morr vesh se ekzistojnë biseda të përgjuara telefonike lidhur me këtë rast.
“Bisedat e përgjuara hedhin hije mbi këtë rast. Ne nuk duam të jetë ky rast me hije. E kam thënë edhe më parë se duhet nxjerrë fakte. Gjykata dhe ato që posedojnë bisedat e përgjuara duhet t’i sigurojnë për këtë proces”, tha Spasovska më 3 tetor.
Spasoska e kritikoi ashpër vendimin edhe të shkallës së parë edhe të shkallës së dytë për rastin Monstra duke siguruar se ka patur shumë hapësirë për korrigjime të vendimit. Propozimin e Liljana Spasovkës për rigjykim e përvetësuan disa parti politike duke e quajtur si triumf i tyre, por i menjëhershëm ishte reagimi i familjarëve të cilët për Televizionin Shenja thanë se nuk duan që fatkeqësia e tyre të keqpërdoret për qëllime politike.
/Ferikan Iljazi Arifi src=”https://www.youtube.com/embed/UUAvK8ZssOI” width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]

