17 prokurorë të rinj gjithandej Maqedonisë pritet të emërohen gjatë një ose dy javëve të ardhshme pasi Këshilli i Prokurorëve tashmë ka mbaruar me shqyrtimin e kandidaturave dhe intervistimin e personave të interesuar për vende prokurorësh. Konkursi për këto vende i nisur vitin e kaluar dështoi, pas gjashtë muajsh zvarritje të Këshillit i cili assesi nuk fillonte emërimet. Ndërsa tani kanë mbetur edhe pak ditë para se të skadojë afati edhe për konkursin e dytë me radhë i cili si duket përfundimisht do të efektivizohet.
Në rast se ndodhin emërimet siç është paraparë në konkurs, do duhet të zëvendësohen 17 vende pune të prokurorëve që u ka skaduar mandati ose do të dalin në pension do duhet të zëvendësohen.
Kërkohen shtatë prokuror publik dhe një prokuror themelor që do të punësohen në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup.
Konkursi i shpallur nga Këshilli i Prokurorëve më 22.06.2017
7 prokurorë publik në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit-Shkup
1 prokuror themelor në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit-Shkup
Konkurs ka edhe për një prokuror në Prokurorinë Themelore Publike të Maqedonisë
1 prokuror publik në Prokurorinë Themelore të Maqedonisë
Nëse konkursi efektivizohet do të emërohen edhe dy prokurorë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit dhe nga një në Prokuroritë e Larta të Gostivarit dhe Manastirit.
2 prokurorë në Prokurorinë e Lartë të Shkupit
1 prokuror i lartë në Prokurorinë e Lartë të Gostivarit
1 prokuror i lartë në Prokurorinë e Lartë të Manastirit
Nga një prokuror themelor duhet të zgjidhet në Prokuroritë Themelore të Shkupit, Manastirit, Radovishit dhe Tetovës.
1 prokuror themelor në Prokurorinë Themelore të Shkupit
1 prokuror në Prokurorinë Themelore të Manastirit
1 prokuror në Prokurorinë Themelore të Radovishit
1 prokuror në Prokurorinë Themelore të Tetovës
Sipas informatave të Televizionit SHENJA, gjithë konkurruesit tashmë janë intervistuar dhe presin vetëm emërimin gjatë ditëve në vazhdim.
Pyetëm kryetarin e Këshillit Gjyqësor Kole Shteriev se cila do të jetë dita e përcaktuar për emërimin e prokurorëve të rinj, por ai nuk na dha përgjigje.
Nëse edhe kësaj radhe nuk ndodh emërimi, puna në prokuroritë e Maqedonisë do vështirësohet edhe më tepër pasi edhe prokurorëve të krimit të organizuar iu ka skaduar mandati, dhe Këshilli ua ka zgjatur edhe për gjashtë muaj të tjerë që të mos pengohen proceset.
Televizioni SHENJA pati raportuar që në fund të vitit 2016 për rrezikun e dështimit të konkursit të parë, i cili më pas vërtetë dështoi. Por u raportua edhe për përsëritjen e konkursit i cili tani pas gjashtë muajsh, do duhet të vihet në funksion.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

