Author: almakos

Nisin sot sërish negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.Sot prioritet që të diskutohen çështjet sensitive. Dje Përfundoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së dita e parë e bisedimeve. Për më shumë se 14 orë diskutime në ditën e parë të negociatave intensive mes ministrave Kotzias dhe Bushati në Kretë. Më shumë se 300 faqe material nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i arkivit të shtetit pjesë e dosjes së shqiptarëve, mes dokumenteve historike dhe hartave të të gjitha natyrave dhe shkallëve dhe një ekspertizë shteruese në tavolinë, duket se pala…

Lexo më Shumë

Në pranverë mund të jepet dritë jeshile nga Brukseli për hapje të negociatave për pranim në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë, shkruan gazeta serbe Kurir. Se Maqedonia dhe Shqipëria janë në rrugë të mirë kah BE-ja, sipas kësaj gazete, ka vërtetuar edhe komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në takimet me gazetarët e rajonit të dielën në Tiranë. Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker, e theksoi 2025-tën si termin të mundshëm për pranim të anëtarëve të rinj në BE, por sipas Han, asnjëri shtet nuk ka garanci se atëherë do të kyçen. Han në takimin me…

Lexo më Shumë

Nesër do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.Më 29 tetor në këtë vendvotim ka pasur një fletëvotim më tepër nga numri i personave të nënshkruar në listës zgjedhore. Në këtë vendvotim votën e tyre e dhanë 278 votues nga gjithsej 719 votues.

Lexo më Shumë

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, vazhdon të përcjellë rekomandimet dhe propozimet e BE-së, dhe është e gatshme që të njejtat t’i implementojë në procedura. Ky ishte konkluzioni i përbashkët i kreut të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe eurodeputetit Ivo Vajgëll, pas takimit të tyre. Ata prezantuan Dialogun Zhan Mone, të cilën e cilësojnë si një formë të dialogut të hapur mes përfaqësuesve dhe ekspertëve të Parlamentit të Maqedonisë dhe atij evropian, për të diskutuar për çështje me rëndësi për vendin. Kreu i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sqaroi se ky dialog, nuk është vazhdim i Marrëveshjes së Përzhinos, dhe…

Lexo më Shumë

Me dyzet minuta vonesë, kryeministri Zoran Zaev doli para gazetarëve për të prezantuar projektimin e buxhetit për vitin 2018. Në stilin e paraardhësit të tij Nikolla Gruevskit, edhe Zaev vazhdon praktikën e vonesës së kryeministrave në ngjarjet publike. Konferenca për media e thirrur për në orën 11:30 në Qeveri, filloi në orën 12:10 minuta, për shkak të vonesës së kryeministrit Zoran Zaev. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTR “Të nderuar kolegë, fillimisht kërkojmë falje për vonesën, ju faleminderit për durimin për konferencën për media” Vonesën e tij, Zaev tentoi ta arsyetojë me një takim paraprak në Qeveri. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR “Më lejoni të…

Lexo më Shumë

Plani për reforma në DSK, në fushën e ndjekjes së komunikemeve nga një Qendër e veçantë Teknike Operative duhet rishikuar, të diskutohet në debat publik dhe të merret koha e nevojshme për reforma thelbësore. Ndër kërkesat e profesorit Marjan Gjurovski, është që drejtori i kësaj Agjencie që pritet të formohet, të zgjidhet me konkurs publik dhe me 2/3 e votave në Kuvend dhe jo nga ana e Qeverisë. Ne kemi përvojë të hidhur me keqpërdorimin e kësaj Agjencie që pritet të formohet dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Drejtori i kësaj Agjencie të zgjidhet nga ana e Kuvendit me 2/3…

Lexo më Shumë

Qeveria ka miratuar mbrëmë projekt-propozimin për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe të njëjtin e ka nisur drejt Kuvendit për shqyrtim nga deputetët. Buxheti i vitit 2018 do të peshojë 3 miliardë e 430 milionë euro. Ministria e finansave ka projektuar të grumbullojë 193.5 miliardë denarë, ndërsa të shpenzojë 211.7 miliardë denarë, me çka si të hyrat ashtu edhe shpenzimet janë planifikuar të rriten për 4.7% gjeqësisht 4.1% për qind. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR “Rritja e bruto prodhimit real është projektuar në 3.2% dhe është në linjë me vlerat e parapara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe insttuconet ndërkombëtare. Presim intenzivim të…

Lexo më Shumë

Personat me sëmundje të rralla nuk duhet të ndjehen të diskriminuar por edhe barnat të cilat ata i përdorin duhet të vihen në listën pozitive, kështu kërkojnë përfaqësuesit e shoqatave “Na jepni krahë” dhe “Jetë me sfida”. Sipas tyre çmimet e barnave të cilat i përdorin pacientët me sëmundje të rralla në të shumtën e rasteve janë të papërballueshme për buxhetin e familjeve të tyre. Problemi më I madh është që nuk ka procedurë tenderi, nuk ka ministër për momentin gjithçka është bllokuar, nuk kemi shumë barna, shumë pacient mezi e lidhin muajin me muajin të blejnë barna me shpenzimet…

Lexo më Shumë

Projekti i shumëpritur, autostrada Shkup-Bllacë nuk do të ndërtohet as vitin e ardhshëm. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se shtyrja edhe për një vit e zgjerimit të rrugës dhe ndërtimit të autostradës drejt kufirit me Kosovën bëhet me arsyetimin për kompletimin e dokumentacionit, ndërsa si shkak tjetër është përmendur edhe rruga e Vizbegut, raporton Televizioni SHENJA. “Përmes financimit të kësaj rruge dhe gjithë projektit, diku kah fundi i vitit të ardhshëm përfundon dokumentacioni i kompletuar për këtë rrugë prioritare për Republikën e Maqedonisë. Tanimë ka përfunduar debati për rrugën e Vizbegut, pjesa që kalon në zonën urbane të qytertit të Shkupit.…

Lexo më Shumë

10 November Ish ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, aktualisht zëvendësministër në këtë dikaster, dëshmoi sot në Prokurorinë Publike në lidhje me zhvillet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Dëshminë e tij Nuhiu e ka dhënë në cilësinë e ish ministrit, duke dëshmuar për zhvillimet kryesisht brenda MPB-së dhe pengesat në komunikimet e tij me kreun e Shtabit Operativ aso kohe, ish drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov. Kam dëshmuar mbi faktet dhe mjetet e provës të cilat tashmë edhe në opinion janë të njohura. Pra janë fakte të evidentuara dhe dëshminë tyre e kamë bazuar mbi to…

Lexo më Shumë

“Jean Monnet” nuk zëvendëson Przhinon, mbetet ashtu siç është, tha raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian Ivo Vajgël në një konferencë shtypi pas qëndrimit dy ditor në Shkup, përcjell Almakos. Ai shpjegoi se projekti “Jean Monnet”, nuk është “gjykatë” për të zgjidhur çështjet ndërmjet palëve në skenën politike në Maqedoni, por është një mundësi për dialog miqësor dhe të hapur përmes të cilit do të zgjidhen problemet. Takimi do të mbahet javën e fundit të Janarit në Shtëpinë Jean Monnet në Paris, pa praninë e mediave. “Jam i inkurajuar me atmosferën që mund të ndjeja me udhëheqësit e partive politike,…

Lexo më Shumë

Propozim – buxheti për vitin 2018 garanton menaxhim ekonomik dhe efikas në punën me paratë shtetërore, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke e prezantuar Propozim-buxhetin që dje u miratua në seancën qeveritare dhe u dorëzua në Kuvend. Propozim-buxheti, siç theksoi Zaev i përmban rekomandimet nga debati publik ndërsa qëllimi bazë gjatë përgatitjes së tij ka qenë komponenti zhvillimor për orientimin e më shumë parave ndaj qytetarëve.

Lexo më Shumë