“Jean Monnet” nuk zëvendëson Przhinon, mbetet ashtu siç është, tha raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian Ivo Vajgël në një konferencë shtypi pas qëndrimit dy ditor në Shkup, përcjell Almakos.
Ai shpjegoi se projekti “Jean Monnet”, nuk është “gjykatë” për të zgjidhur çështjet ndërmjet palëve në skenën politike në Maqedoni, por është një mundësi për dialog miqësor dhe të hapur përmes të cilit do të zgjidhen problemet. Takimi do të mbahet javën e fundit të Janarit në Shtëpinë Jean Monnet në Paris, pa praninë e mediave.
“Jam i inkurajuar me atmosferën që mund të ndjeja me udhëheqësit e partive politike, fryma e bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe punohet për të mirën e vendit,” tha Vajgël.
Sipas eurodeputetit, takimi duhet të ndiqet nga një koordinator, një deputet dhe një anëtar i shërbimit nga secila parti në parlament.
Vajgl theksoi se Parlamenti Europian dëshiron që të gjitha vendet në rajon të bëhen anëtarë të BE dhe secili vend do të gjykohet sipas meritës./Almakos

