Numri i ankesave deri te Avokati i Popullit po zvogëlohet, sepse qytetarët kanë pritje të mëdha nga Qeveria e re dhe vlerësojnë se problemet mund të zgjidhen edhe me pushtetin ekzekutiv, thotë Avokati i Popullit, Ixhet Memeti në intervistë për Radio Evropa e Lirë. I pyetur për akuzat nga një deputet i pushtetit se ai ka më pak të drejtë të flas për të drejtat e njeriut pasi nuk ka bërë asgjë për ti mbrojtur, Memeti thotë se secili ka të drejtë të shprehë hapur mendimin e tij por kritikoi qasjen e deputetëve për vite me radhë kur raportet e…
Author: almakos
Deri në orën 10.00 të drejtën e tyre të votës në vendvotimin 2901 në Çair e kanë realizuar 32 persona, gjegjësisht 4.45 nga numri i përgjithshëm i këtij vendvotimit, kanë bërë të ditur nga KSHZ, raporton SHENJA.Deri tani nuk ka pasur ndonjë ankesë. Procesi ka filluar me rregull pra në orën 07.00 të mëngjesit.Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.Më 29 tetor në këtë vendvotim ka pasur një fletëvotim më tepër nga numri i personave të nënshkruar në listës zgjedhore.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve urbane i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAAM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut. Në grykat është e mundur rrëshqitje të tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë,…
Një shqiptar dhe një grek janë plagosur rëndë në lagjen Pangrati të Athinës, kur u qëlluan me armë rreth orës 21:30, mbrëmjen e së shtunës. Ata ndodheshin në një automjet në kohën që ekzekutorët u afruan me dy motoçikleta dhe hapën zjarr me pistoleta. Policia dyshon se shkak për atentatin është lufta mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës në qendër të kryeqytetit grek.
Rivotimi në vendvotimin 2901 në komunën e Çairi,t ku po përsëritet votimi nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, filloi në kohë dhe zhvillohet pa pengesa, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Në këtë vendvotimin gjithsej janë të regjistruar 719 zgjedhës. Dje, një ditë para përsëritjes së votimit të raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit, votuan të sëmurët dhe personat e pamundur. Nga Komsioni Komunal i Zgjedhjeve në Çair deklaruan se vetëm tre persona të sëmurë janë paraqitur për të votuar. Gjykata Administrative pas ankesës së BESË-s, mori vendim për përsëritjen e votimit në…
Sot do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair. Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.Më 29 tetor në këtë vendvotim ka pasur një fletëvotim më tepër nga numri i personave të nënshkruar në listës zgjedhore. Në këtë vendvotim votën e tyre e dhanë 278 votues nga gjithsej 719 votues.Dje votuan personat e sëmurë dhe ata me aftësi të kufizuar. Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Çair, kanë thënë se tre persona…
Moti në Maqedoni sot do të jetë i paqendrueshëm me vranësira dhe erë Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 9 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 12 deri 18 gradë Celsius.Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit 7 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 15 gradë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se askush më shumë se qytetarët e atjeshëm nuk e do Serbinë dhe se është i gatshëm që të luftoj për pavarësinë dhe sovranitetin e saj pa marr parasysh çmimin që do të duhet të paguaj për të. Ai ka thënë siç raportojnë mediat serbe se nuk ka aspak frikë nga armiqtë e vendit të tij, transmeton Indeksonline. “Njerëzit në Serbi duhet ta dinë se politika e jashtme por edhe ajo e brendshme nuk janë të lehta dhe të thjeshta. Ka shumë presione nga disa përfaqësues të vendeve të ndryshme, të cilët nuk…
Një ditë para përsëritjes së votimit nga raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit sot votuan personat e sëmurë dhe ata me aftësi të kufizuar.Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Çair, për MIA-n deklaruar se tre persona të sëmurë janë paraqitur për të votuar, prej të cilëve të drejtën e votës e realizuan dy.Në vendvotimin 2901 në Çair të regjistruar janë 719 votues.Ky është rivotimi i vetëm i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat u mbajtën në dy raunde më 15 dhe 29 tetor.a
Në Kongresin e jashtëzakonshëm që sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka mbajtur në Ohër, nuk është zgjedhur kryetari i ri.Pas përfundimit të pjesës protokollare, në momentin kur në rend dite erdhi pika për zgjedhjen e kryetarit të ri të sindikatës, mbledhja u ndërpre. Shkak për këtë ishte pakënaqësia e madhe dhe reagimet e bujshme të një pjese të delegatëve, të cilit kishin vërejtjet e tyre për ekzistimin e vetëm një kandidature. Pas kësaj, kongresi u ndërpre dhe nuk vazhdoi me punë. Sipas paralajmërimeve, një komision verifikues në afat prej 30 ditëve duhet të vërtetojë kandidaturat e mundshme.Krahas Dimovskit, kandidatura…
Në pranverë mund të jepet dritë jeshile nga Brukseli për hapje të negociatave për pranim në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë, shkruan gazeta austriake Kurir. Se Maqedonia dhe Shqipëria janë në rrugë të mirë kah BE-ja, sipas kësaj gazete, ka vërtetuar edhe komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në takimet me gazetarët e rajonit të dielën në Tiranë. Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Kllod Junker, e theksoi 2025-tën si termin të mundshëm për pranim të anëtarëve të rinj në BE, por sipas asaj që Han u ka thënë gazetarëve në Tiranë, asnjëri shtet nuk ka garanci se…
17 prokurorë të rinj gjithandej Maqedonisë pritet të emërohen gjatë një ose dy javëve të ardhshme pasi Këshilli i Prokurorëve tashmë ka mbaruar me shqyrtimin e kandidaturave dhe intervistimin e personave të interesuar për vende prokurorësh. Konkursi për këto vende i nisur vitin e kaluar dështoi, pas gjashtë muajsh zvarritje të Këshillit i cili assesi nuk fillonte emërimet. Ndërsa tani kanë mbetur edhe pak ditë para se të skadojë afati edhe për konkursin e dytë me radhë i cili si duket përfundimisht do të efektivizohet. Në rast se ndodhin emërimet siç është paraparë në konkurs, do duhet të zëvendësohen 17…

