Paralelisht me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Shkup, për rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë zhvillohet edhe një proces në gjykatat franceze dhe askush nuk flet për këtë në Maqedoni. Kështu është shprehur opinionisti Arsim Zekolli, në emisionin “Studio e hapur” që u transmetua mbrëmë në Televizionin Shenja. Zekolli paraqet shumë argumente me të cilat ai thotë se dëshmohet roli i shërbimeve sekrete në inskenimin e gjithë ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Kumanovë. ARSIM ZEKOLLI, ISH AMBASADOR “Harrojmë një moment tjetër kur flasim për komisionet ndërkombëtare, janë absurde. Kujtojmë shkrimet që pasuan pas ngjarjeve, për disa këshilltarë nga Franca.…
Author: almakos
Ish shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski dje u dënua me vetëm 1 vjet e gjashtë muaj burg efektiv, edhe pse arrati dhe i shpallur fajtor për shkatërrim të materialeve zyrtare ku figuronte përgjimi i paligjshëm. Ky dënim i pakët në krahasim me seriozitetin e veprës së tij e cila prek një prej institucioneve më të ndjeshme në shtet, nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale. Shumica e njerëzve bënin krahasime të rasteve banale ku njerëz madje edhe për vjedhje qebapesh janë dërguar në burg për 3 vjet ndërsa Goran Grujovski shpëtoi me dënim prej një viti…
Maqedonia paraprakisht do t’i tërheq statujat dhe “tërësisht do ta shkatërrojë planin Shkupi 2014” me qëllim që të hyjë në NATO. Kështu shkruan portali “DiferNews”, ku theksohet se Maqedonia do të bëhet anëtare e Aleancës në samitin e ardhshëm që do të mbahet më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018. Portali “DiferNews” “Çështja për emrin e IRJM-së, hyn në linjën finale edhe në samitin e NATO-s më 11-12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, do të ketë zgjidhje definitive për emrin që do t’i mundësojë ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, të hyjë në Aleancë”. Sipas portalit, nëse nuk zhvillohet sipas…
Në lidhje me të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, komisioneri evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, tha se do të ketë një strategji për këtë proces. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot në një takim komisionerin evropian, Hahn. Në përfundim të takimit, u mbajt një konferencë e përbashkët për mediat, ku Rama theksoi se Shqipëria është në kushtet që meriton të hapen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Ndamë me komisionerin, qoftë objektivat dhe ambicien tonë, qoftë edhe hapat që ne kemi planifikuar të bëjmë për t’ia dalë me sukses, përmes task…
09 November Përfaqësuesit e sektorit civil konsiderojnë se masat e publikuara nga ministria e Ambientit dhe Qyteti i Shkupit janë afatshkurtra dhe të njëjtat nuk do të zgjidhin problemin e ndotjes për periudhë të gjatë kohore. Nga koalicioni “Për ajër të pastër” kërkojnë që të bëhet një strategji sistemore e cila do të detektonte me saktësi ndotësit e ajrit dhe më pas të niset me zbatimin e masave afatgjate të cilat do ta zgjidhnin problemin me ajrin e ndotur. Ne duhet ta kuptojmë se kemi problem serioz me ndotjen dhe të bëhet plan sistemor në nivel qendror dhe lokal dhe…
09 November Pas takimit me homologun malazez, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov tha se vendi do të bëjë gjithçka që është e mundur që të bëhet anëtari i radhës i NATO-s. Dimitrov tha se Maqedonia po zbaton reformat e nevojshme në mënyrë që t’i bashkëngjitet Serbisë dhe Malit të Zi në anëtarësimin në BE në vitin 2025 I urova Sërxhanit për pranimin e Malit të Zi në Aleancë si anëtarja e njëzet e nëntë. Shpresojmë dhe do të bëjmë gjithçka që Maqedonia të bëhet anëtarja e tridhjetë e NATO-s. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta zëmë këtë tren.…
09 November Nga katër modelet që i vendosi në tryezë grupi i punës së Priebes, qeveria ka pranuar një model për reformimin e DSK-së, njoftoi i pari i kwtij Institucioni Goran Nikollovski. Procesi aktual i marrjes së urdhrave të ndjekjes, do të vazhdojë nëpërmjet prokurorisë që shkon me një kërkesë në Gjykatën supreme. Gjykata Supreme nga ana e vet, e lëshon urdhrin dhe përmes Prokurorisë, me opsionin e ri, do të përfundojë tek Agjencia e pavarur, të cilën e formon Qeveria. Agjencia do të ketë vetëm një rol teknik. Pas marrjes së urdhrit, ato e kryejnë urdhrin, apo e përfshijnë…
09 November Shumica parlamentare mund të zgjerohet por jo të zvogëlohet. Ziadin Sela edhe një herë largoi dyshimet për largimin e mundshëm të Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria. Sipas tij, subjekti që më së shumti e kërkon largimin e Selës nga Qeveria është BDI-ja e Ahmetit por kjo gjë sipas tij ka pak rëndësi pasi primare e cilëson përmbushjen e reformave të premtuara. Dëshira e BDI-së për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria mund të plotësohet vetëm nëse ky ekzekutiv fillon t’i ngjasojë qeverisjes së kaluar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, shoti Sela. Ne jemi pjesë e qeverisë sepse kemi…
Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO, ndërkaq ishte e bllokuar dhe e lënë e vetme. Argumentet për bllokimin e Maqedonisë janë argumente të imagjinuara gjatë Luftës së Ftohtë të cilat nuk kanë vend në projektin e Evropës së bashkuar të lirë dhe të qetë, tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin në Konferencën e 21-të të shefave të shtatmadhorive të armatave të vendeve anëtare të SHBA-së – Kartës së Adriatikut. Sipas presidentit, dera e hapur që të hyjmë në Aleancë është ftesë metaforike, por megjithatë Maqedonia me NATO-n i ndan të njëjtat vlera, interesa…
Gjatë tentimit për ta kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Greqi në Dojran, dje janë arrestuar tre shtetas shqiptarë. Siç kumtoi policia, dje në orën 13:40 në fshatin Nikoliq në vendin “Kisha” ekipi patrullues nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Dojrano i Vjetër, gjatë tentimit për të kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni-Greqi janë arrestuar B.V. (35 ), B.K . (25) dhe F.G. (26), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Të arrestuarit u janë dorëzuar nëpunësve policorë pranë Qendrës Rajonale për Punë Kufitare “Jug” për procedurë të mëtejshme.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, pas takimit të tyre të mbajtur në Shkup, deklaruan se “Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Maqedonisë dhe Malit të Zi nuk njohin kufij, sepse këto dy vende ndajnë të njëjtat vlera dhe kanë mision të njëjtë si për vete ashtu edhe për rajonin”, raporton Anadolu Agency (AA). Në një konferencë të përbashkët për mediat, pas takimit të delegacioneve të të dyja vendeve, Dimitrov tha se Maqedonia dhe Mali i Zi ndajnë përkushtim të njëjtë për një të ardhme të…
Kryeministri Zoran Zaev, zhvilloi një takim me ambasadorin e SHBA në Maqedoni Jess Bailey. Ambasadori Bailey ka deklaruar se tashmë janë lehtësuar rrethanat për t’u përqendruar më shumë intensivisht në reformat e shpallura, sidomos për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel kombëtar dhe lokal. Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev ka falënderuar ambasadorin amerikan për urimet për zbatimin e procesit zgjedhor dhe vuri në dukje se fitorja në të njëjtën kohë është një përgjegjësi e madhe për ta justifikuar besimin e fituar. Kryeministri Zaev u dakordua me ambasadorin Bailey se tani është koha e duhur për…

