09 November
Pas takimit me homologun malazez, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov tha se vendi do të bëjë gjithçka që është e mundur që të bëhet anëtari i radhës i NATO-s. Dimitrov tha se Maqedonia po zbaton reformat e nevojshme në mënyrë që t’i bashkëngjitet Serbisë dhe Malit të Zi në anëtarësimin në BE në vitin 2025
I urova Sërxhanit për pranimin e Malit të Zi në Aleancë si anëtarja e njëzet e nëntë. Shpresojmë dhe do të bëjmë gjithçka që Maqedonia të bëhet anëtarja e tridhjetë e NATO-s. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta zëmë këtë tren. Dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi ta bindim Komisionin dhe Kryetarin Junker dhe kabinetin e tij se është shumë e rëndësishme që në dokumentin që do ta publikojnë në shkurt të ketë vend që Maqedonia ta kompensojë prapambetjen- deklaro Nikolla Dimitrov inistër i Jashtëm iMaqedonisë.
Ministri i jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq shprehu gatishmërinë për ta ndihmuar Maqedoninë në anëtarësimin në NATO.
Nëse reformat realizohen mirë pse Maqedonia të mos hyjë në rrethin e këtyre vendeve që I përmendëm. Ne vlerësojmë se secili vend do të duhet t’i merr ato rezultate që I meriton dhe të bëhet anëtare e Unionit atëherë kur të jetë e përgatitur për këtë- deklaroi Sërgjan Darmanoviq, Ministër I Jashtëm I Malit të Zi.
Nga ana tjetër, presidenti Gjorge Ivanov në një konferencë të Kartës së Adriatikut tha se vendi tashmë një kohë të gjatë ka plotësuar kriteret për anëtarësim në NATO.
Dera e hapur është ftesë metaforike për të hyrë në Aleancë. Thuajse 20 vite Republika e Maqedonisë pret para derës së hapur të NATO-s. Argumentet për bllokimin e Maqedonisë janë argumente të trilluara gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, që nuk kanë vend në projektin për Evropë të bashkuar, të lirë dhe të qetë- deklaroi Gjorge Ivanov.
Ivanov theksoi se Evropa nuk mund të jetë e bashkuar derisa vendet e rajonit të mos jenë në institucionet euro-atlantike.
Anesa Saliu

