Ish-diplomati Arsim Zekolli thotë se në Maqedoni hapi i radhës nuk do të jetë Modeli i Ukrainës, por do të jetë Modeli i Bukureshtit. Mesazhi i protestave të Bukureshtit të vitit të kaluar ishte se kundërshtohej edhe mënyra se si luftohej korrupsioni, mënyra selektive sipas logjikës disave duhet t’u vihen prangat e disave jo. Sipas tij, kjo ndodh sot në Maqedoni. “Që në atë kohë alarmoja se tërë kjo fama me Prokurorinë Speciale është vetëm një lojë perfide, por nuk është e bazuar në ligj. Është thjesht imitim, në një farë mënyre në gjyqësi me atë që e kishim në…
Author: almakos
Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, sot është mbajtur një protestë e refugjatëve të cilët ka disa ditë që kanë filluar grevë urie, duke kërkuar bashkim familjar me të afërmit e tyre të cilët ndodhen në shtete të tjera të Evropës, raporton Anadolu Agency (AA). Një grup prej afro 100 personash, në mesin e të cilëve edhe shtetas grekë të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre, kanë bërë një marshutë e cila parakaloi te ambasada e Gjermanisë në Athinë.
Nëse miratohet propozim buxheti ashtu siç është paraparë nga ministria e finansave, me rritjen e akcizës dhe TVSH-së, çmimi i dizelit do të jetë për 3.5 denarë më i lartë. Kjo, sigurisht që nuk është e mirëseardhur për bizneset. Kështu thotë drejtori operativ i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Milaim Ameti, në një intervistë gjatë emisionit EKONOMIKS. Sipas tij, Qeveria këtë e bën me qëllim të grumbullimit të mjeteve finansiare, që paraqitet si alternativë e rritjes së tatimeve. Ameti thotë se në rast se zbatohet kjo masë, bizneset do të detyrohen të zgjedhin mes rritjes së çmimeve për produktet dhe…
Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qyteti i Shkupit kanë paralajmëruar sot masa të reja kundër ndotjes së ajrit. Numri një i Ambientit Jetësor, Sadulla Duraku tha se deponitë ilegale dhe ndotja e ajrit janë dy çështje kritike dhe se për zgjidhjen e tyre nevojitet bashkëpunim më i ngushtë mes Qeverisë, ministrive, OJQ-ve dhe mediave. Ai tha se masat që planifikohen të ndërmerren në këtë drejtim janë të shtrenjta por duhet të parashihen në buxhetin e shtetit, që të ulet ndotja e ajrit. “Subvenciomi i filtrave nëpër institucione, subvensionimi i pastruesit të ajrit nëpër institucione specifike; çerdhe, shkolla,…
Nga këndvështrimi evropian, prioritet kanë reformat e jo zgjedhjet e reja parlamentare. Kështu mes tjerash thotë ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë prioritet as i qytetarëve të Maqedonisë. Në një intervistë për Revistën SHENJA, ai thotë se Maqedonia ka përjetuar një seri të zgjedhjeve për të cilat shpreson se mundësuan dhe ndihmuan në mbylljen e krizës së gjatë politike. “Nga këndvështrimi evropian, gjërat janë më se të qarta: vendi ka humbur kohë të çmueshme, andaj reformat urgjente në fushën e drejtësisë, medias, administratës, madje edhe formacioneve politike janë parësore. Shpërndarja e…
Këshilli Gjyqësor zgjodhi me shumicë votash gjykatësin Ivan Xholev për kryetar të ri të Gjykatës Penale. 11 prej 13 gjykatësve ishin pro emërimit të tij si kryetar dhe votimi u zhvillua sipas parimit të Badenterit. Në garë ishin disa gjykatës të Penales, por vetëm Xholev arriti të mbledh më së shumti vota nga Këshili Gjyqësor. Zharko Karaxhoski, kryetar i Këshillit Gjyqësor “I gjashti në listën e kandidatëve është gjykatësi Ivan Xholev. Ju lus që të votojmë… -11 për, 2 kundër, 13 votuan…. Faleminderit. Na u deshëm vetëm 10 vota. Konstatojmë se për rrethin e parë kemi shumicë votash. Tani i…
Besnik Ajdini, ishte njëri ndër katër të akuzuarit për rastin e Kumanovës, të cilin Gjykata Themelore e Shkupit vendosi ta lërë të lirë. Ai ishte arrestuar ditën e 9 majit, kur dhe patën filluar luftimet në “Lagjen e Trimave”. Familjarët e tij për orë të tëra dje pritën para burgut të Shutkës, për ta parë jashtë grilave më të dashurin e tyre. Besniku edhe pse ende i hutuar dhe ndër fjalët e pakëta që mundej ti thoshte ishte se gjithë këtë kohë brenda qelisë edhe më shumë e ka mërzitur brenga për familjen, se si I kishte lënë të vetëm…
08 November Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli u dakorduan se pas procesit të suksesshëm zgjedhor janë krijuar rrethana që Qeveria të fokusohet më intensivisht në proceset e paralajmëruara dhe të filluara reformuese. Bejli i uroi vendit për procesin e suksesshëm zgjedhor dhe porositi institucionet shtetërore që t’i implementojnë rekomandimet e vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Zaev, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, u falënderua për urimet për realizimin e procesit zgjedhor dhe theksoi se fitorja në zgjedhjet dhe numri i madh i vendeve të fituara të kryetarëve të komunave për koalicionin që e kryesoi në zgjedhje, në të njëjtën kohë…
08 November Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli u dakorduan se pas procesit të suksesshëm zgjedhor janë krijuar rrethana që Qeveria të fokusohet më intensivisht në proceset e paralajmëruara dhe të filluara reformuese. Bejli i uroi vendit për procesin e suksesshëm zgjedhor dhe porositi institucionet shtetërore që t’i implementojnë rekomandimet e vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Zaev, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, u falënderua për urimet për realizimin e procesit zgjedhor dhe theksoi se fitorja në zgjedhjet dhe numri i madh i vendeve të fituara të kryetarëve të komunave për koalicionin që e kryesoi në zgjedhje, në të njëjtën kohë…
08 November Vendimi i Qeverisë për ndërprerjen e aksionit “Dita e drurit” nuk është mirëpritur nga VMRO-DPMNE-ja e cila e akuzon pushtetin për angazhim të rrejshëm për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Masat e tjera të propozuara nga Qeveria, VMRO-ja i konsideron si të parëndësishme. Përderisa opinioni hutohet me masa paradigmë, është shfuqizuar masa esenciale siç është Dita e Drurit. Vetëm me këtë aksion deri më tani janë mbjellë mbi 36 milion fidanë dhe mbi 50 përqind ka qenë i suksesshëm që është një përqindje e lartë për këtë lloj fidanësh. Kjo do të thotë se nga ky aksion deri…
Pavarësisht rritjes së dukshme të numrit të pacientëve nëpër spitalet e vendit si pasojë e ndotjes së ajrit, mjekët thonë se gjatë muajit dhjetor dhe janar pritet që ky numër të rritet edhe më shumë. Për momentin në spitalin e sëmundjeve të mushkërive në Kozle numri i fëmijëve të shtrirë është mbi 60. Ky numër siç thonë drejtuesit e këtij institucioni shëndetësor është rritur periudhën e fundit kur niveli i ndotjes së ajrit ka rezultuar të jetë i lartë. Për momentin frekuentimi në spitalin tonë “Instituti i sëmundjeve të mushkërive tek fëmijët” është rritur por nuk është gjendja alarmante. Kemi…
08 November Banorët e Shkupit, Tetovës dhe Velesit sot sërish u përballën me indeksin më të lartë të ndotjes së ajrit. Ndërsa qytetarët angazhohen për të siguruar maska mbrojtëse, ministri i ekologjisë Sadulla Duraku bashkë me kreun e Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësuesit e UNDP-së prezantuan disa nga masat që do të kontribuojnë në uljen e ndotjes së ajrit. Mes tjerash u përmend subvencionimi i filtrave nëpër insitucione, ngrohja me peleta, ulja e çmimit të biletave për transport dhe shtrenjtimi i çmimit të parkimit si dhe ndalesë për qarkullimin e makinave joekologjike. Subvencionimi i filtrave nëpër institucione, subvencionimi i pastruesve…

