Pavarësisht rritjes së dukshme të numrit të pacientëve nëpër spitalet e vendit si pasojë e ndotjes së ajrit, mjekët thonë se gjatë muajit dhjetor dhe janar pritet që ky numër të rritet edhe më shumë. Për momentin në spitalin e sëmundjeve të mushkërive në Kozle numri i fëmijëve të shtrirë është mbi 60. Ky numër siç thonë drejtuesit e këtij institucioni shëndetësor është rritur periudhën e fundit kur niveli i ndotjes së ajrit ka rezultuar të jetë i lartë.
Për momentin frekuentimi në spitalin tonë “Instituti i sëmundjeve të mushkërive tek fëmijët” është rritur por nuk është gjendja alarmante. Kemi rritje të numrit të pacientëve të cilët vijnë me probleme të caktuara të organeve të frymëmarrjes. 3:00 Për momentin kemi rreth 60 deri në 70 pacientë të shtrirë edhe pse në fillim kishim numër shumë më të lartë. Kemi edhe 40 nëna të cilat qëndrojnë të shtrira në spitalin tonë me fëmijët e tyre – deklaroi Angellco Andonovski, Drejtor i Institutit të sëmundjeve të mushkërive në“ Kozle”.
Drejtori i këtij spitali shton se kanë planifikuar bashkëpunim me spitalet tjera në rast se numri i pacientëve zmadhohet dhe tejkalon kapacitetin e spitaleve.
Spitali jonë ka kapacitet prej 91 shtretërve për fëmijë, 91 shtretër për nënat. Normalisht nëse vjen në ndonjë situatë të jashtëzakonshme ku të zmadhohet numri shumë atëherë rritet numri i shtretërve duke u liruar shtretërit ku qëndrojnë nënat e fëmijëve. 4:49 Secili spital në bashkëpunim me minsitrinë e Shëndetësisë dhe me Klinikën e fëmijëve mund t’i menaxhojmë të gjithë pacientët, normalisht edhe në këtë spital sepse ne mund ta kthejmë edhe në spital ditor ku pacientët në nevojë do tua japim terapnë dhe do t’i lëshojmë në shtëpi – tha Angellco Andonovski, Drejtor i Institutit të sëmundjeve të mushkërive në“ Kozle”.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë stinës së dimrit kur niveli i ndotjes është më i lartë 60% e sëmundjeve tek fëmijët kanë të bëjnë me mushkëritë dhe organet e frymëmarrjes, ndërkaq kjo shifër tek të rriturit shkon deri në 20%. Ata të cilët e vuajnë më së shumti nivelin e ndotur të ajrit janë të sëmurët kronik, fëmijët dhe gratë shtatzëna.
Vjollca Aliti

