08 November
Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli u dakorduan se pas procesit të suksesshëm zgjedhor janë krijuar rrethana që Qeveria të fokusohet më intensivisht në proceset e paralajmëruara dhe të filluara reformuese.
Bejli i uroi vendit për procesin e suksesshëm zgjedhor dhe porositi institucionet shtetërore që t’i implementojnë rekomandimet e vëzhguesve të OSBE/ODIHR.
Zaev, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, u falënderua për urimet për realizimin e procesit zgjedhor dhe theksoi se fitorja në zgjedhjet dhe numri i madh i vendeve të fituara të kryetarëve të komunave për koalicionin që e kryesoi në zgjedhje, në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe dhe se pason periudhë në të cilën besimi i fituar do të duhet të arsyetohet.
Kryeministri theksoi se në realizimin e reformave esenciale qeveria mbetet në angazhimin që ky proces të jetë jashtëzakonisht inkluziv dhe se në këto aktivitete pret inkuadrim më aktiv të opozitës dhe faktorëve të tjerë.

