Ish-diplomati Arsim Zekolli thotë se në Maqedoni hapi i radhës nuk do të jetë Modeli i Ukrainës, por do të jetë Modeli i Bukureshtit. Mesazhi i protestave të Bukureshtit të vitit të kaluar ishte se kundërshtohej edhe mënyra se si luftohej korrupsioni, mënyra selektive sipas logjikës disave duhet t’u vihen prangat e disave jo. Sipas tij, kjo ndodh sot në Maqedoni.
“Që në atë kohë alarmoja se tërë kjo fama me Prokurorinë Speciale është vetëm një lojë perfide, por nuk është e bazuar në ligj. Është thjesht imitim, në një farë mënyre në gjyqësi me atë që e kishim në Kosovë me emërimin e Atifete Jahjagës. Që ta luajë rolin e prokurorisë, por si. Që të jetë shumë aktive për disa dhe absolutisht jo aktive për të tjerët. Do të thotë është zgjedhur jo për të qenë e verbër për të dy sytë, por me njërin”, ka deklaruar Zekolli.

