Këshilli Gjyqësor zgjodhi me shumicë votash gjykatësin Ivan Xholev për kryetar të ri të Gjykatës Penale. 11 prej 13 gjykatësve ishin pro emërimit të tij si kryetar dhe votimi u zhvillua sipas parimit të Badenterit. Në garë ishin disa gjykatës të Penales, por vetëm Xholev arriti të mbledh më së shumti vota nga Këshili Gjyqësor.
Zharko Karaxhoski, kryetar i Këshillit Gjyqësor
“I gjashti në listën e kandidatëve është gjykatësi Ivan Xholev. Ju lus që të votojmë…
-11 për, 2 kundër, 13 votuan….
Faleminderit. Na u deshëm vetëm 10 vota. Konstatojmë se për rrethin e parë kemi shumicë votash. Tani i thërrasin përfaqësuesit e pakicave në Maqedoni, që janë pjesë e Këshillit Gjyqësor që të votojnë…
-6 vota pro, 6 persona votuan…
Konstatoj se gjykatësi Ivan Xholev nga Gjykata Themelore e Shkupit është emëruar për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi1”
Ivan Xholev sipas biografisë e cila figuron në ueb faqen e Gjykatës Themelore të Shkupit, karrierën e ka nisur në vitin 2008 dhe deri tani janë bërë afër 9 vite që ushtron profesionin e gjykatësit. Në profilin e tij të gjykatës shkruan se ka punuar në lëndë të kundërvajtjes.
Kandidat për kryetar në garë me Ivan Xholevin, ishin edhe ish kryetari i kësaj gjykate Vlladimir Pançevski, Ivica Stefanovski, Verka Petkovska, Osman Shabani, Gjoko Ristov dhe Vesna Dimishkova. Gjykatësja, Olja Ristova e ka tërhequr kandidaturën.
Ivan Xholev u bë i njohur kohë më parë kur e kundërshtoi publikisht kryetarin e atëhershëm Vlladimir Pançevski. Xholev madje e paditi Pançevskin për gjoja mobing dhe trysni pas një vendimi gjyqësor që ai e kishte marrë.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

