Kryeministri Zoran Zaev, zhvilloi një takim me ambasadorin e SHBA në Maqedoni Jess Bailey. Ambasadori Bailey ka deklaruar se tashmë janë lehtësuar rrethanat për t’u përqendruar më shumë intensivisht në reformat e shpallura, sidomos për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel kombëtar dhe lokal. Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev ka falënderuar ambasadorin amerikan për urimet për zbatimin e procesit zgjedhor dhe vuri në dukje se fitorja në të njëjtën kohë është një përgjegjësi e madhe për ta justifikuar besimin e fituar. Kryeministri Zaev u dakordua me ambasadorin Bailey se tani është koha e duhur për…
Author: almakos
Ka mbërritur në Shkup, eurodeputeti Ivo Vajgl, i cili planifikon një vizitë dyditëshe gjatë të cilës do të ketë takime me krerët e institucioneve të vendit. Mësohet se evrodeputeti do të diskutojë për çështjet e integrimeve evroatalntike të Maqedonisë. Sot ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe gjithashtu me ekspertë të BE-së në Zyrat e këtij institucioni në Shkup. Nesër Vajgl pritet të takohet me Afrim Gashin e Lëvizjes Besa, Merale Feratin e PDSH-së dhe me Ilija Dimovskin e VMRO-DPMNE-së.
Dhetra zjarrfikës kanë shuar zjarrin që sot në orët e mëngjesit ka kapluar godinën e fakultetit të ndërtimtarisë. Gazetari jonë nga vendngjarja raporton se nuk ka viktima nga zjarri por se është shkaktuar vetëm dëm material. Në vendngjarje ka dalë edhe kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe ministrja e arsimit Renata Deskoska për tu njohur nga afër me situatën.
Një zjarr i madh shpërtheu pak më herët në katet e sipërme të ndërtesës në Fakultetin e Inxhinierisë Civile. Sipas informacioneve në terren, zjarri kapi fillimisht tre kabinete profesorësh. Zjarri u shua shpejt pas ndërhyrjes së ekipeve të zjarrfikësve. Për momentin nuk ka informacion specifik për personat e dëmtuar në incident. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi “janë të vendosura në të njëjtën ndërtesë. Të gjithë studentët dhe profesorët janë jashtë ndërtesës. Kjo ndërtesë është më shumë se gjysmë shekulli e vjetër.
Zgjerimi i bashkëpunimit mes A-5 vendeve për integrim të plotë në NATO dhe kontribut për sigurinë e Aleancës është tema e Konferencës së 21-të të shefave të shtatmadhorive (SHSHM) të armatave të vendeve anëtare të SHBA-së Kartës së Adriatikut (A-5), e cila sot do të mbahet në Shkup.Konferencën do ta hapin shefi i Shtamadhorisë (SHSHM) të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski dhe zëvendëskomandanti i komandës së Armatës së SHBA-së për Evropë gjeneral-nënkoloneli Timoti Rej, ndërsa fjalim para pjesëmarrësve gjatë konferencës do të ketë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandant suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov. Në konferencë do…
Debat shkencor “Dialogje të sigurisë për procesin e transformimit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe mekanizmat për kontroll të ndjekjes së komunikimeve”, do të mbahet sot në Shkup në organizim të Fakultetit të sigurisë. Në debat do të flasin ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Goran Nikollovski. Qëllimi i ngjarjes është prezantimi i modelit dhe mekanizmave për kontroll të ndjekjes së komunikimeve dhe hapjes së debatit për procesin e mëtutjeshëm të transformimit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në pajtim me planin 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik. Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do ta shqyrtojnë Vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë. Komisioni ligjdhënës-juridik, ndërkaq, do t’i shqyrtojë Statutin për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Universitetit për Shoqëri Informatike dhe Teknologji “Shën Apostoll Pavle” – Ohër, Vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë dhe disa…
Në emisionin “Studio e hapur”, Arsim Zekolli ka thënë se nuk bisedohet se ku ka qenë roli parandalues i diplomacisë ndërkombëtare për një ndodhi që ndodhi në vijë 30 kilometra larg kampit amerikan “Bonstill” në Kosovë dhe ambasadës amerikane në rajon që ndodhet në Shkup. “Djemtë që depërtuar nuk i konsideroj se nuk janë fajtorë, por them se nuk janë përgjegjës. Puna është se kush i hapi ato kanale, me kë kanë pasur miqësi. Nuk diskutohet si si filloi konflikti pasi që grupi nuk kanë shpërndarë luftën jashtë, por kanë qenë të sulmuar në vend. Ai i cili ka shkrepur…
Opinionisti Arsim Zekolli është pyetur gjatë emisionit “Studio e hapur” se çka e dallon LSDM-në e Zaevit nga ajo e Branko Cërvenkovskit. Zekolli tha se ky i fundit e bëri një tranzicion të qetë drejt integrimeve dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Sipas Zekollit, Cërvenkovski është mbështetur në kuadrot e dala nga ish-sistemi jugosllav, konkretish në elitën urbane, por e përbërë nga bijtë dhe bijat e barëtsve të shërbimeve policore e ushtarake. “Zoran Zaev është një ali-ahmet maqedonas. Një njeri që vjen nga provinca dhe ka urrejtje nga çdo që shtë urbane në Shkup. Dhe kjo vëretet tash në rivalitetin ndëmjet…
LSDM arriti të na bindë se në “bomba është e vërteta për VMRO-në, ka thënë Arsim zekolli, në “Studio e hapur”, në Tv SHENJA. “Jo ato bomba janë vetëm 30 % për VMRO-në, aty mungon e vërteta për BDI-në. Është vetëm për 10-12 persona në BDI, por janë shumë më intersant ata që nuk përmenden. Nuk ka ‘bomba’ për Izet Mexhitin, për Teuta Arifin. Pse nodhi kjo, u pa vitin e kaluar kur u pa se cilit ishin të preferuarit e LSDM-së në BDI. Aq më shumë, nuk ka bomba për LSDM-në, nuk dimë asgjë. Nëse publikohen, jam i bindur…
Opinionisti Arsim Zekolli në emisionin “Studio e hapur”, theksoi se bashkësia ndërkombëtare mundohet që në Maqedoni të mos lejohet përfaqësimi autentik, por ai të të jetë i limituar dhe i kontrolluar. E kjo bëhet nëpërmjet etiketimit, motivi nuk është për ta sulmuar në krah sa për ta legjitimmuar një krah tjetër, të cilit i ka skaduar afati. Sipas Zekollit, kjo krijon lëvizje të imitimeve demokratike, siç kishte edhe në kohën e Gruevskit e siç e ka tash edhe të Zaevit, dhe të BDI-së si në konstantë. “Kthehemi sërish te demokracia e limituar dhe e kontrolluar. Kjo aludon edhe në paraqitjen…
Zgjedhjet gjithmonë i bëjnë që të jetë mira, ka theksuar Arsim Zekolli në Studio e Hapur. Sipas tij, edhe në kohën e Gruevskit dhe të Ahmetit ndërkombërët thoshin se zgjedhjet kanë qenë në rregull, e përdornin temrin: kompetitive dhe gradualisht i shmangeshin termeve: të lira, fer dhe demokratike. “Natyra e regjimeve të tilla është se i përpilojnë ligjet ashtu siç u konvenon atyre për ta amnistuar politikën e tyre. Duhet t’ua rikujtojmë, nëse atëherë i keni mbyllur sytë para diçkaje që ishte jo e rregullta dhe të vjedhura, përse e bëni të njëjtën. Me plot përgjegjësi them se këto zgjedhje…

