Opinionisti Arsim Zekolli është pyetur gjatë emisionit “Studio e hapur” se çka e dallon LSDM-në e Zaevit nga ajo e Branko Cërvenkovskit. Zekolli tha se ky i fundit e bëri një tranzicion të qetë drejt integrimeve dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Sipas Zekollit, Cërvenkovski është mbështetur në kuadrot e dala nga ish-sistemi jugosllav, konkretish në elitën urbane, por e përbërë nga bijtë dhe bijat e barëtsve të shërbimeve policore e ushtarake.
“Zoran Zaev është një ali-ahmet maqedonas. Një njeri që vjen nga provinca dhe ka urrejtje nga çdo që shtë urbane në Shkup. Dhe kjo vëretet tash në rivalitetin ndëmjet Zaevit dhe Sheqerinskës. Zaev përfaqëson një mentalitet të Maqedonisë lindore i cili ka qenë i shkelur nga Shkupi, pas viteve ’90, ndoshta më shumë sesa te shqiptarët”, ka deklaruar Zekolli. /SHENJA/

