Ka mbërritur në Shkup, eurodeputeti Ivo Vajgl, i cili planifikon një vizitë dyditëshe gjatë të cilës do të ketë takime me krerët e institucioneve të vendit. Mësohet se evrodeputeti do të diskutojë për çështjet e integrimeve evroatalntike të Maqedonisë.
Sot ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe gjithashtu me ekspertë të BE-së në Zyrat e këtij institucioni në Shkup.
Nesër Vajgl pritet të takohet me Afrim Gashin e Lëvizjes Besa, Merale Feratin e PDSH-së dhe me Ilija Dimovskin e VMRO-DPMNE-së.

