LSDM arriti të na bindë se në “bomba është e vërteta për VMRO-në, ka thënë Arsim zekolli, në “Studio e hapur”, në Tv SHENJA.
“Jo ato bomba janë vetëm 30 % për VMRO-në, aty mungon e vërteta për BDI-në. Është vetëm për 10-12 persona në BDI, por janë shumë më intersant ata që nuk përmenden. Nuk ka ‘bomba’ për Izet Mexhitin, për Teuta Arifin. Pse nodhi kjo, u pa vitin e kaluar kur u pa se cilit ishin të preferuarit e LSDM-së në BDI. Aq më shumë, nuk ka bomba për LSDM-në, nuk dimë asgjë. Nëse publikohen, jam i bindur se përshtypja për LSDM-në do të bie ashtu siç është për VMRO-në dhe për BDI-në”, ka thënë Zekolli.
Sipas tij, është një “trekëndësh i bermudeve” në politikë që siguron në krye të piramidës, ose VMRO-në ose LSDM-në, dhe bazamenti gjithmonë do të jetë nënshtrimi i BDI-së.
Shtypi ndërkombëtar kishte mijëra shkrime për skandalet e VMRO-së të cilat i dinim të gjithëm por nuk kishte as edhe një shkrim të vetëm për BDI-në, ka thënë Zekolli.

