Zgjedhjet gjithmonë i bëjnë që të jetë mira, ka theksuar Arsim Zekolli në Studio e Hapur. Sipas tij, edhe në kohën e Gruevskit dhe të Ahmetit ndërkombërët thoshin se zgjedhjet kanë qenë në rregull, e përdornin temrin: kompetitive dhe gradualisht i shmangeshin termeve: të lira, fer dhe demokratike.
“Natyra e regjimeve të tilla është se i përpilojnë ligjet ashtu siç u konvenon atyre për ta amnistuar politikën e tyre. Duhet t’ua rikujtojmë, nëse atëherë i keni mbyllur sytë para diçkaje që ishte jo e rregullta dhe të vjedhura, përse e bëni të njëjtën. Me plot përgjegjësi them se këto zgjedhje janë fituar nga opozita”, ka thënë Zekolli, në Emisionin “Studio e hapur”.

