Kryeministri Zoran Zaev, zhvilloi një takim me ambasadorin e SHBA në Maqedoni Jess Bailey. Ambasadori Bailey ka deklaruar se tashmë janë lehtësuar rrethanat për t’u përqendruar më shumë intensivisht në reformat e shpallura, sidomos për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel kombëtar dhe lokal.
Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev ka falënderuar ambasadorin amerikan për urimet për zbatimin e procesit zgjedhor dhe vuri në dukje se fitorja në të njëjtën kohë është një përgjegjësi e madhe për ta justifikuar besimin e fituar. Kryeministri Zaev u dakordua me ambasadorin Bailey se tani është koha e duhur për përshpejtimin e proceseve euro-atlantike.

